Aktualitet20 Tetor 2019, 18:33

Frika/ 100 mijë anëtarë dhe 500 drejtues të PS; po qëndrojnë “pulë” para bandës së 5 horrave Rama, Fuga, Balla, Bra

Shkruar nga Pamfleti
Frika/ 100 mijë anëtarë dhe 500 drejtues të PS; po

Frika/ 100 mijë anëtarë dhe 500 drejtues të PS; po qëndrojnë “pulë” para bandës së 5 horrave Rama, Fuga, Balla, Braçe, Ruçi

VËZHGIM/ Nuk e kemi fjalën, për ata ministra, drejtorë e kryebashkiakë, që nuk janë socialistë e nuk duan t’ia dinë fare për fatin e PS; dhe as për ata dredharakë, të cilëve “gjaku dhe fytyra” socialiste, u është bërë “ujë” tenderësh dhe koncesionesh, por e kemi fjalën për mijëra socialistët e vërtetë, të cilëve kryetari ua shkatërroi partinë, ndërsa me logon e PS, shqiptarëve u plaçkiti, degradoi, shkatërroi e izoloi Shqipërinë

Çfarëdo krimi, aferë korrupsioni e dështimi të ndodhë; në Shqipëri nuk jep dorëheqje, asnjë politikan e shtetar, paçka se provohet, që është përgjegjës direkt për çfarë ndodh; për çfarë bëhet e rezulton keq, sidomos kur pasoja, është kundër interesit të vendit e popullit.

Kështu po ndodh dhe me bllokimin e negociatave; pas dështimit për herë të 12 në 6 vitet e “rilindjes”, kur nuk po marrin, madje nuk po pranojnë as etikisht përgjegjësi morale; as kryeministri, as Kryetari i Kuvendit, as President-familje opozita i mandatuar nga PS; megjithëse është fakt, që pengesë, vazhdon të jetë aktiviteti i tyre kriminal e anti-platformë BE-SHBA.

Prej 48 orësh, kryeministër “struci” Edi Rama dhe “zogjtë” e tij, vazhdojnë shfajësohen e rrotullohen nëpër lojëra fjalësh, pa vlerë e pa asnjë efekt bindës tek shqiptarët, duke ia lënë “kopilin” në derë atyre që votuan kundër.

Ndërsa përballë tij, po qëndrojnë si “pula”, shtabi drejtues dhe “ushtria” e PS; pra, 500 anëtarët e Asamblesë, të Kryesisë, të zgjedhurit rajonal dhe 100 mijë anëtarët, që e kanë vënë Ramën kryetar partie dhe e kanë mandatuar kryeministër.

Edhe pas këtij dështimi të rëndë, të deklaruar ashpërsisht nga BE; shtabi dhe anëtarësia e PS-së, po heshtin; duke pranuar që Edi Rama, përgjegjësi kryesues i mos-hapjes së negociatave; përveç llumit të korrupsionit e lidhjes me krimin, t’i lërë e damkos atyre e forcës politike PS; faturën e dështimit dhe “njollën” e bllokimit të integrimit të Shqipërisë.

Gjithë kjo forcë politike, me 100 mijë anëtarë e potenciale intelektuale, ka frikë të reagojë ndaj grupit Rama-Fuga-Balla-Braçe-Ruçi; të cilët, pasi ua degjeneruan e shkatërruan partinë nga “themeli në çati”; po shkatërrojnë e izolojnë dhe Shqipërinë; duke e mbajtur peng, për interesat e tyre pasurore, realizuar me struktura shteti e partie mafioze, siç është modeli “Pushtet Rilindja”.

E kujt populli dhe vendi; i duhet një parti në pushtet me qëndrim “mumje”?

Si qëndron PS-ja sot, që vazhdon hesht edhe 2 ditë pas mos hapjes së negociatave; ngaqë mijëra vlera të fuqimshme intelektuale e të pastra morale, kanë frikë nga 1 person me funksion kryetar partie e post kryeministër; që ata kanë fuqinë statutore, t’ia heqin brenda sekondës.

Anëtarësia dhe të zgjedhurit e partisë, janë formacioni dhe strukturat që kanë kompetencë, ta thërrasin kryetarin kryeministër, aventurier, të inkriminuar e dështak prej 6 vitesh; dhe t’i thonë: “Ngarko plaçkat e ik, për ku je i përshtatshëm, se na nxive si parti e si Shqipëri”!

Në rast se bën si “i fortë”, përvojat anëtarësore e strukturore, të shumë parti-pengjeve të tilla në botë e sidomos në Afrikë, Azi e Ballkan siç është PS-ja sot; kanë treguar, se kryetarëve të tillë prototipë si Edi Rama, që njohin vetëm sundim me bandë e jo kolegjialitet; u mbyllet porta e partisë, siç BE-ja, për shkak të tij, i mbylli portën Shqipërisë.

Socialistët, veçanërisht në 6 vitet e pas marrjes së pushtetit, vazhdojnë të gjenden të vetë-futur në izolim partiak, pa të drejtë fjale e të vetë-gjunjëzuar, përballë 5 personave, ose siç i kanë etiketuar: “Banda Rama-Fuga-Balla-Braçe-Ruçi”./Pamfleti/

Kryesore Balla brace Frika/ 100 mijë anëtarë dhe 500 drejtues të PS; po qëndrojnë “pulë” para bandës së 5 horrave Rama Fuga Ruçi...