Frika e “efektit domino” në arrestime, cilat “duar” të shtetit po mbrojnë kriminelët

Korrupsionit policor në Shqipëri vijojnë t’i ecin punët në vijë. Bashkëpunimi me krimin, përfshirja në trafiqe, manipulimi i provave janë disa nga të këqijat që e dominojnë. Megjithatë, për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi strofullat janë trazuar. Dhe pikërisht për këtë fakt krimi ka dalë në rrugë nga veriu në jug. 

Mbështeja që garantohej e plotë nga “të pushtetshmit” për “të fortit” është tronditur. Të gjithë janë të trazuar si lepuj nga frika e monitorimit, çka ka bërë të pamundur kontrollin. Të gjendur në këtë situatë të “tradhëtuar” nga “kollaret” bandat po i lajnë vetë hesapet. Por frika e “efektit domino” në arrestime bëjnë që dora të zgjatet herë pas herë ndaj të inkriminuarave dhe zgjidhja është largimi nga Shqipëria, ose dekonspirimi i aksioneve.

Duke i pajisur me me shumë pasaporta kriminelët vijojnë qetësisht jetën e tyre në arrati, madje operojnë dhe kontrollojnë nga larg të gjithë veprimtaritë e pista.

Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata, u zhdukën menjëherë pas ekzekutimit dhe plagosjes në Bllok më 4 tetor.

Koka e grupit “Bajri”, Enver Bajri edhe pse iu godit një pjesë e grupit vijon të jetë jashtë radarëve.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të dyshuar në zonën e Lushnjes dhe Fierit i kanë bërë 14 herë cirk Policisë, dhe ende vijonë të lirë.

I “superkërkuari” Klement Babalili vijon qetësisht prej më shumë se 1 viti të mos shqetësohet në strofullën e tij.

Banda “613 kg.kokainë” vijon të sistemohet, pas zbërthimit të Arbër Çekajt në Gjermani.

Ndërkohë të gjitha krimet që kanë tronditur së fundmi vendin, vijojnë të jenë pa autor.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti