Fshati i vogël Montaldo Torinese, i cili është shumë pranë epiqendrës së COVID-19 në Itali nuk ka asnjë rast të vetëm të sëmundjes.
Fakti që në këtë fshat nuk ka asnjë rast me COVID-19 po i habit të gjithë.
Janë të shumtë ata që besojnë se këtë zonë e mbron pusi i famshëm i saj, me ujin “magjik”, i cili sipas legjendës, shëroi nga pneumonia trupat e Napoleon Bonapartit, që kishin ngritur kampin atje qershorin e 1800-tës.
Kryebashkiaku i zonës, Sergio Gaiotti, është shprehur se falë ushqimeve të freskëta, ajrit të pastër por edhe ujit ata u shëruar.
“Falë ajrit të pastër, ushqimeve të freskëta por edhe pusit, ata u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji ndoshta ka ndihmuar vërtet. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Nuk pihet dot prej tij”, -thotë Gaiotti.