Aktualitet11 Prill 2018, 08:48

Fshehu pasurinë, a do të jetë Besim Trezhnjeva gjyqtari i rradhës që ngec në ‘rrjetën’ e Vettingut?

Shkruar nga Pamfleti

Mbahet sot seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Besim Trezhnjeva aktualisht është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës dhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari Besim Trezhnjeva do të mbrohet nga avokati Fatmir Brraka.

Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet. KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Para tij ish-gjyqtari Fatos Lulo nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër duke vazhduar detyren e saj.

Fshehu pasurinë, a do të jetë Besim Trezhnjeva gjyqtari i rradhës që nges në ‘rrjetën’ e Vettingut?


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet