Aktualitet 8 Prill 2018, 15:27

Fshesë nga SHISH, ikin dhjetëra spiunë militantë të Metës e Berishës, 24 drejtorë punësuan të afërmit

Shkruar nga Pamfleti
Fshesë nga SHISH, ikin dhjetëra spiunë militantë të

Visho Ajazi Lika ka bërë batërdi me punësimet në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ditët e fundit janë publikuar në media disa emra drejtorësh që janë shkarkuar nga drejtori i ri, ndërsa gazeta ka zbuluar arsyet e këtyre shkarkimeve. Një burim pranë SHISH, i tha gazetës “Sot” se me urdhër të kreut Helidon Bendo është bërë një kontroll sa i takon situatës së burimeve njerëzore në selinë qendrore të institucionit dh në drejtoritë rajonale, ku është parë performanca e agjentëve dhe arsimi i tyre përkatës.

Nga kontrolli që është bërë, ka rezultuar se një numër shumë i madh funksionarësh, përfshirë dhe agjentë në terren, por dhe drejtorë, nuk plotësojnë kriteret e kërkuara për funksionet e tyre. Grupi në fjalë ka zbuluar se, një pjesë e madhe e personalit është me arsim të mesëm. Ligji dhe rregulloret e institucionit kërkojnë që agjentët dhe personat e punësuar në administratë të kenë minimalisht arsimin e lartë, kryesisht në fushën e ekonomisë dhe shkencave teknike. Po ashtu kriter tjetër është gjuha e huaj, ku preferohet anglishtja dhe gjuhë të tjera të rralla.

Por nga verifikimet që janë bërë, ka rezultuar se një pjesë e madhe e të punësuarve janë me arsim të mesëm. Një pjesë tjetër nuk kanë fare njohuri të gjuhës së huaj. Dy kritere këto shumë të rëndësishme. Gjithashtu është vënë re se janë emëruar në poste të larta drejtuese persona me arsim të papërshtatshëm. Sipas informacioneve, në një rast, me ndërhyrje të Visho Likës është punësuar një person që ka mbarur për inxhinier minierash. Madje për emërimin e tij ka pasur përplasje të forta mes kreut të Burimeve Njerëzore dhe ish-drejtorit Visho Lika, por ky i fundit urdhëroi emërimin e tij.

Por një tjetër gjetje është se shumica e agjentëve janë anëtarë partie të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të punësuar kryesisht gjatë kohës që Meta dhe Berisha ishin në koalicion. Janë me dhjetëra persona që janë emëruar politikisht në postet që ata mbajnë. Helidon Bendo ka zbuluar gjithashtu se në selinë qendrore punojnë disa persona që kanë mbushur moshën e pensionit dhe Visho Lika i mbante në detyrë. Pas këtyre gjetjeve, mësohet se Bendo, ka urdhëruar shkarkimin e të gjithë atyre që nuk plotësojnë kriteret dhe janë emëruar politikisht. Kjo ka sjellë largimin e disa drejtorëve, ndërsa në ditët në vijim do të ketë furtunë dhe në nivel agjentësh.

Emërimet nepotike

Përveç emrave që janë bërë në mënyrë politike dhe pa përmbushur kriteret, është zbuluar se një numër i madh personash janë emëruar në mënyrë nepotike. Vetë Visho Ajazi Lika ka emëruar në SHISH, djalin e tezes, mbesën, vajzën e dajës së bashkëjetueses së tij, si dhe kushëririn me bashkëshorten e tij. Një drejtor me inicialet I. Z ka punësuar, nipin ndërsa një tjetër me inicialet K. SH ka punësuar bashkëshorten.

Është zbuluar gjithashtu se S. K ka punësuar kushëririn dhe shokun e tij të ngushtë. M. K ka punësuar të bijën dhe mbesën, ndërsa është bërë e ditur se në SHISH është punësuar dhe mbesa e ish-kreut Ylli Alushi. Sipas burimeve të sigurta, Bendo ka arritur të sigurojë një panoramë të qartë të të gjithë situatës dhe ka rezultuar se janë rreth 24 drejtorë që kanë punësuar të afërmit e tyre, ndërsa një pjesë e madhe janë emëruar me ndikime politike nga PD dhe LSI.

Gjithashtu është zbuluar se Visho Lika njerëzit e tij më të besuar ka pasur ish-agjentë të Bashkim Gazidedes, që vijojnë të jenë dhe sot në SHISH. Për më tepër gazeta ka zbuluar se nga lista me 11 drejtorë të shkarkuar, 4 prej tyre i përkasin periudhës famëkeqe të Bashkim Gazidedes. Për këto arsye ka nisur një reformë rrënjësore dhe në ditët në vijim do ketë valë të gjerë shkarkimesh.

Aktualitet 24 drejtorë punësuan të afërmit Fshesë nga SHISH ikin dhjetëra spiunë militantë të Metës e Berishës