Stadiumi “Air Albania Stadium” prej ditësh është kthyer në një qendër spitalore për të vaksinuar popullatën, kundër COVID-19. Në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dërguar shkresat e para dhe FSHF kërkon që të paguhet qira për përdorimin e stadiumit “Air Albania”, sikurse ndodh me çdo subjekt që e merr në përdorim. Një lajm i tillë ka nervozuar së tepërmi Erion Braçen që ka reaguar në Instagram.
Reagimi i Erion Braçes:
OOOOO ZOOOOOT! PERSERI TIRJA; LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM! Nje muaj me pare tallej si presidenti i partise me dyshimin tregetar: do e sjelle apo nuk do e sjelle qeveria vaksinen! Tani qe vaksinimi eshte fakt,nisi nga e para kenga: DUM PARE, DUM PARE!