Showbiz22 Maj 2019, 08:33

Fundi i “Game of Thrones”, aktorit të serialit i dukej e pabesueshëm: Doja në fakt që Bran të vdiste

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i "Game of Thrones", aktorit të serialit i dukej e pabesueshëm: Doja në fakt që Bran të vdiste

Okay për ju që për ndonjë arsye të çuditshme ende nuk e keni parë serinë finale të “Game of Thrones” ky është një paralajmërim për SPOILERA!!!

Për ju të tjerët, mirësevini në botën post-“Game of Thrones”, ku Sansa Stark është mbretëresha e Veriut, Danny Targaryen ka vdekur, Bran Stark është mbreti i Westeros, dhe ne nuk na duhet më të ofendojmë producentët e serialit David Benioff dhe D.D Weiss vetëm se nuk e bënë sezonin e fundit me 10 seri. Lëkura ime po pastrohet vetëm nga fakti që nuk duhet më të stresohem çdo javë për serinë e ardhshme.

Sipas shumë ndjekësve, fakti që Bran Stark përfundoi në fronin e 6 mbretërive ishte një nga gjërat më të papritura në historinë e serialeve, sepse nuk bëri asgjë përveçse bëri që Horod të vdiste dhe udhëton në kohë me aftësitë e tij.

E gjitha dukej si një shaka, sidomos për fansat besnikë të Danny-t.

Dhe siç duket kështu ka qenë dhe për aktorin që luante Bran Stark, Isaac Hempstead Wright, i cili gjithashtu mendoi se finalja ishte një shaka. Ai i tha “Enertaiment Weekly” se kur e lexoi skenarin në fillim, ju duk se producentët Benioff dhe Weiss, po i bënin një lojë duke i dhënë një skenar fallso. “Me të vërtetë thashë se ishte një skenar jo i vërtetë dhe se ata i dërguan të gjithë anëtarëve të cast-it nga një kopje ku secili prej nesh përfundonte në fron. I thashë: Po shumë e bukur kjo. Si, është e vërtetë? O zot i madh!”- rrëfen Wright.

Isaac githashtu tha se ishte i lumtur me fundin, por që nuk do ti vinte keq nëse personazhi i tij do të kishte një vdekje spektakolare: “Doja në fakt që Bran të vdiste dhe të kisha ndonjë super skenë, me kokën që më shpërthente ose diçka e tillë.” Okay, kjo ishte e tepërt, edhe për një serial si “Game of Thrones”.

Në fund, Isaac tha se fundi është pikërisht ai që autori i librave të GOT, George R R Martin, do të donte. Aktori shpjegoi: “Askush nuk e parashikonte këtë fund. Njerëzit ndoshta janë të inatosur. Do të ketë dhe zemra të thyera. Është një fund i lumtur por dhe i palumtur, fiks si GRRM do da donte. Është një fund i mirë për këtë sagë. “

Nejse, ne kemi dyshimet tona!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete Fundi Isaac Seriali