Macet njihen të kenë personalitete të veçanta dhe sigurisht që nuk u pëlqen t’u thuhet se çfarë të bëjnë.
Dhe si çdo pronar e dinë se nuk mund t’i ndalësh ata të marrin një sy gjumë në çdo vend që duan, pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë.
Pronarët e kafshëve anembanë botës publikuan foto gazmore të maceve të tyre që flenë vend e pavend.
Disa të shtrydhur në kavanoza të vegjël, duke e bërë pushimin të çuditshëm dhe sigurisht të parehatshëm, ndërsa të tjerët marrin poza të çuditshme, të shoqëruar me hashtag #liquidcat. /PamfletiMAGAZINE