Futbolli i Dukës: Klubet e traditës zhyten në kategoritë inferiore, pazare me ekipe “kooperativash” që trukojnë rezultatet

Futbolli i Dukës: Klubet e traditës zhyten në kategoritë inferiore, pazare me ekipe “kooperativash” që trukojnë rezultatet

Rënia e Vllaznisë nuk është tronditja e parë në futbollin shqiptar. Para skuadrës shkodrane kishin provuar rënien nga kategoria edhe Partizani e Tirana, klubet emblemë të kryeqytetit, ndërsa dergjet në kategoritë inferiore Dinamo e madhe, shkolla e vërtetë e futbollit shqiptar.

Të gjitha këto ngjarje të rënda, ku klubet e elitës humbasin jo vetëm pozitat, por vënë në diskutim ekzistencën e tyre, kanë ndodhur nën qeverisjen 16 vjecare të “Enverit të futbollit”, Armand Duka.

Sot kampionati përbëhet nga ekipe “fshatrash”, nga ato që dikur i quanin “kooperativat e bashkuara”, sepse klubet e traditës pësuan dramë dhe lëngojnë në kategoritë inferiore, ose në vendet e fundit në tabelë në Superiore. Asgjë nuk mund të krahasohet në sportin tonë me këtë dramë të futbollit.

U shkrinë ekipet zinxhirë dhe shkolla e futbollit, investimi mungoi dhe presidentët që erdhën për të sponsorizuar skuadrat, shfrytëzuan vakumet ligjore dhe mbushën xhepat e tyre duke shitur ndeshjet ditën për diell.

Skënderbeu që mbante flamurin e skuadrës elitë në këto vitet e fundit është penalizuar nga UEFA me 10 vjet pezullim nga aktivitetet europiane dhe 1 mln euro gjobë. Nëse CAS i Lozanës lë në fuqi këtë vendim, atëherë Skënderbeu do të shuhet si qiri dhe ka gjasa të mëdha të përfundojënë kategoritë inferiore, pasi askush nuk do të jetë i interesuar të investojë në një skuadër që nuk merr pjesë në Europë e nuk fiton asgjë.

Tirana që u rikthye në Superiore ndodhet në hall të madh sepse nuk ka financat e fuqishme për të qenë një skuadër pretendente, por Tirana ka bërë një lëvizje shprese, pasi po u jep shans të rinjve të dalë nga akademia e saj, shumë më mirë sesa të marrësh lojtarë të huaj e t’i paguash mijëra euro e të harrosh të rinjtë e talentuar vendas.

Vllaznia ky emër i madh i futbollit tonë ra këtë edicion nga kategoria dhe për Shkodrën e sportdashësit e saj ishte dramë.

Në kategoritë inferiore militojnë dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit shqiptar si Besa e Kavajës, Elbasani, Lushnja, Apolonia e Fierit etj. Në Superiore kemi klubet që dikur quheshin “shtresë e mesme” si Laci, Kamza, Luftëtari, Kukësi, cuditërisht të gjitha pretendente për titull. E vemtja skuadër e madhe këtë edicion që shpreson të fitojë titullin është Flamurtari, por koha do të tregojë nëse vlonjatët kanë bërë lëvizjet e duhura për të qenë kompetitivë në sezonin e ri.

Pra futbolli i Armand Dukës ëstë futboll “kooperativash bujqësore” dhe sic ka deklaruar herë pas here një nga ikonat e futbollit tonë, Vasil Ruci, ky lloj futbolli nuk prodhon të ardhme, ai është vazhdimisht një cirkuit i mbyllur ku kënaq vetëm kupolën drejtuese të federatës dhe presidentin Duka, por nuk e cliron futbollin nga paradokset e cuditë e gjithë këtyre viteve, e për rrjedhojë futbolli shqiptar mbetet në vend numëro, madje me hapa të mëdhenj prapa, pasi po shuhen klubet e traditës. /Pamfleti Sport

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti