Aktualitet23 Prill 2018, 10:40

Futi drogë në burgun e Fierit, polici ”kapet mat” nga kolegët e tij

Shkruar nga Pamfleti
Futi drogë në burgun e Fierit, polici ”kapet mat” nga

Futi drogë në burgun e Fierit, polici ''kapet mat'' nga kolegët e tij

Adrian Nazmi Haxhia është kapur nga kolegët e tij në Fier, pasi tentoi të fuste drogë në burguin e këtij qytetit. Ai është kontrolluar nga punonjësit e policisë, nga ku ka rezultuar se në trup kishte fshehur lëndë narkotike të tipit kanabis sativa.

 

Njoftimi i policisë:

 

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arreston në flagrancë një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

 

Në datë 22.04.2018 është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar.

 

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike (cannabis sativa).

 

Shtetasi i arrestuar ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Aktualitet Adrian Haxhia burgu i Fierit polici