Aktualitet21 Shtator 2019, 10:58

Gara për prokurorë të përgjithshëm, KLP shpall renditjen e 4 kandidatëve, të hënën miratohet lista

Shkruar nga Pamfleti
Gara për prokurorë të përgjithshëm, KLP shpall

Gara për prokurorë të përgjithshëm, KLP shpall renditjen e 4 kandidatëve, të hënën miratohet lista

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë ditën e hënë renditjen e kandidatëve për kryeprokurorë.

Në garë për këtë post janë Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj.

KLP ka kryer vetë Vettingun për avokatin Lulzim Allushaj, në renditjen përfundimtare do të shihet nëse Allushaj ka arritur ose jo të kaloj Vettingun.

Nëse emri i tij nuk gjendet në listë, në mënyrë automatike ai nuk kalon Vettingun. Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë pas mos ankimimit nga Komisioneri Publik.

 

Aktualitet Gara për prokurorë të përgjithshëm KLP shpall renditjen e 4 kandidatëve të hënën miratohet lista