Politike 8 Mars 2019, 10:03

Gati izolimi dhe arrestimi i Ilir Metës, çfarë pritet të ndodhë me futjen e deputetëve të rinj në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Gati izolimi dhe arrestimi i Ilir Metës, çfarë pritet të

Gati izolimi dhe arrestimi i Ilir Metës, çfarë pritet të ndodhë me futjen e deputetëve të rinj në Kuvend

Krijimi i një opozite të re në Parlament ka hapur rrugën e reformave në vend. Për sa kohë në sallë ishin Berisha, Basha e Kryemadhi, u penguan shumë ligje të rëndësishme në vend, të cilat nëse do ishin miratuar, reforma në drejtësi do kishte përparuar dhe mund të ishin hapur negociatat me BE.

Por në Parlament kanë filluar të futen emra të rinj dhe situata pritet që të ndryshojë. Momentalisht numri i deputetëve në sallë ka shkuar në 86, por javën që vjen do ta marrin mandatin dhe 7 emra të tjerë, duke e çuar në 93.

Gazeta “Sot” e deklaruar një ditë më parë se janë dhe shumë kandidatë në listat pasardhëse që do pranojnë të futen në Parlament dhe kjo do bëjë që të plotësohen vendet bosh. Por futja e emrave të rinj ka shtuar zërat se përmes tyre do përmbyllen një sërë reforma të rëndësishme në vend. Rama shtriu dorën e bashkëpunimit për reformën zgjedhor, por pritet që një rol të madh të marrë dhe reforma në drejtësi.

Shkarkimi i Metës

Gazeta ka mësuar se më i shqetësuari në këtë mes është presidenti Ilir Meta. Edhe pse i është kërkuar si nga partitë politike, dhe nga ndërkombëtarët që të marrë masa për krizën e krijuar, Meta po distancohet. Sipas burimeve të gazetës, Meta i trembet një shkarkimi të mundshëm nga mazhoranca.

Gjatë përplasjeve që ndodhën për Gent Cakën, Meta mund të ishte shkarkuar nëse mazhoranca do kishte numrat e nevojshëm në Parlament. Por tani situata ka ndryshuar. Të martën deputetët e rinj bashkuan votën me PS dhe kanë thanë se do votojnë çdo nismë të rëndësishme. Por nëse dhe emrat e rinj që do futen bëjnë të njëjtën gjë, rreziku më i madh i kanoset presidentit.

Nëse ai sërish vijon të bllokojë nismat e kryeministrit, që sipas PS është në shkelje të Kushtetutës, nuk është çudi që të ndërmerret ndonjë nismë për shkarkimin e tij. Kjo edhe sepse Kushtetuesja shumë shpejt do jetë gati. Një gjë e tillë është kuptuar nga Meta dhe LSI dhe sipas burimeve, Presidenca ka filluar të shqetësohet. Gazeta pyeti edhe pranë deputetëve të PS, të cilët lanë të hapur çdo mundësi.

“Unë në fjalën time në seancën ku deputetët e rinj bënë betimin u thashë se kanë zgjedhur jo bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si ata të rrugës, por keni zgjedhur realizimin e ëndrrës 30-vjeçare të shqiptarëve. Shkarkimi i presidentit pastaj kërkon 94 vota dhe jemi ende herët për të diskutuar për këtë. Gjithsesi, se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim në lidhje me krijimin e njerëzve vizionarë që do të marrin mandatet, është çështje e hapur”, tha Bujar Çela.

Izolimi i presidentit

Edhe nëse kryeministri Rama e toleron Metën, me futjen e opozitës së re, pritet që të bëhet izolimi i tij. Gazeta e ka thënë se prej vitesh po mbahet i bllokuar ligji organik për presidentin, i cili parashikon rrudhje të kompetencave. Por ky ligj nuk miratohej sepse kërkonte shumicë të cilësuar, të cilën PS nuk e kishte. Por tani situata ka ndryshuar dhe 84 vota mund të arrihen.

Reformat e tjera

Përmes opozitës së re, pritet që të përmbyllen dhe dy reforma të rëndësishme në vend: Ajo zgjedhore dhe ajo në drejtësi. PS do fusë në rend dite ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa deputetët e rinj kanë dhënë dakordësinë për ta votuar. Por po ashtu, do futet në shina dhe reforma në drejtësi.

Momentalisht KLGJ e KLP nuk marrin dot vendime të rëndësishme sepse Kushtetuesja ka rrëzuar disa nene shumë të rëndësishme. Për këtë arsye KLGJ e KLP po bëjnë komandime gjyqtarësh e prokurorësh, ndërsa dhe emrat që do futen në PSAK do jenë të përkohshëm. Miratimi i neneve të reja u bllokua nga opozita. Por futja e emrave të rinj, do zhbllokojë gjithçka.

Politike Arrestimi Ilir Meta