Bota25 Maj 2019, 08:04

Gati lufta tregtare Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Gati lufta tregtare Kosovë-Serbi

Gati lufta tregtare Kosovë-Serbi

Në korrik të këtij viti pritet të nisë praktikisht lufta tregtare Kosovë – Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës për shkak të taksës 100 për qind të vendosur para 6 muajve, porse të njëjtat do të aplikohen pas takimit të liderëve të Ballkanit në Paris, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Gjashtë muaj pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës, porse të njëjtat, siç ka thënë ai, do të aplikohen pas takimit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

Megjithatë, Vuçiç nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë. “Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të ashpra kundër Kosovës, por do të shikojmë që me to të mos i rrezikojmë njerëzit tanë në Kosovë. Me serbët e Kosovës do të takohemi sërish pas takimit në Paris”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiç, shkruan gazeta “Zëri”.

Siç ka deklaruar ai, në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe për statusin e saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh pa heqjen e taksave. “Hiqni taksat, do të bisedojmë për çka të doni. Nëse nuk i hiqni do të bisedojmë për kohën e bukur dhe të keqe. Për dialogun nuk ka bisedime derisa të filloni të respektoni normat e të drejtave ndërkombëtare dhe kjo do të jetë porosia ime për kancelaren gjermane dhe për presidentin francez”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit që ka zhvilluar dje me liderët e serbëve të Kosovës./ZËRI

Rajoni Aleksander Vuçiç lufta tregtare Kosovë-Serbi qeveria e Kosovës