Politike 7 Qershor 2019, 16:55

Gati për protestë, ish-deputeti Shehaj: Nesër për Dako-Avdylaj, krimi ka rrëmbyer shtetin

Shkruar nga Pamfleti
Gati për protestë, ish-deputeti Shehaj: Nesër për

Gati për protestë, ish-deputeti Shehaj: Nesër për Dako-Avdylaj, krimi ka rrëmbyer shtetin

Agron Shehaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka folur në lidhje me përgjimet, duke thënë se qytetarët janë pa të ardhme pasi ajo është rrëmbyer nga krimi, dhe se e vetmja mundësi për të ardhmen është protesta.

Ish-deputeti ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të dalin në protestë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe me një arsye më shumë pas publikimit të audio-përgjimeve Dako-Avdylaj.

Në reagimin në rrjetin e tij FaceBook, Shehaj thotë se bashkëpunimi mes krimit dhe politikës është një, duke përmendur dyshen Dako-Avdylaj si shembullin e krimit që po blen votat e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Nesër në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojmë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithësecilit.
Siç tregon bashkëpunimi kriminal Dako-Avdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët. Kur krimi kap shtetin ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike. Kështu rrënohet ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve, sepse krimi nuk hap vende pune, krimi nuk krijon mundësi, krimi nuk lejon hapësirë për investimet e huaja apo ato të ndershme.
Prandaj, ata që nuk duan që e vetmja mundësi për fëmijët e tyre të jetë puna në bizneset e krimit, duhet të ngrenë zërin sot. Bashkohuni me ne nesër në protestë, si prindër të shqetësuar për fëmijët tanë, si të rinj të shqetësuar për të ardhmen e tyre, si profesionsitë që duan të punojnë ndershmërisht, si sipërmarrës që duan mundësi të ndershme.

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare, e cila vjen në një klimë tejet të ndezur politike. Dy ditë më parë Gazeta Blid publikoi disa audiopërgjime të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me kokën e grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, i cili bën fushatë për PS sipas bisedave.

Politike Agron Shehaj ish-deputeti i PD Pergjimet