Gattuso acaron Interin: Jemi më lart!

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, ka folur para ndeshjes me ekipin e Interi-t. Numri një i stolit beson se skuadra e tij mund t’ia dalë mbanë mjaft mirë. 

“Kjo është një lloj ndeshjeje që nuk ka nevojë për përgatitje, pasi lojtarët janë të motivuar vetë, kështu ne duhet të përpiqemi të mos e ndjejmë presionin për të mos humbur energji me stresin. Interi është një kundërshtar i fortë, jo vetëm në letër, siç e treguan edhe në Champions League. Ata kanë cilësi, fizikisht janë më mirë prandaj ne nuk duhet të gabojmë dhe të tregojmë frikë. 

“Nëse do të shohim karakteristikat individuale të lojtarëve, ne kemi karakteristika të ndryshme nga Interi, ndoshta një nivel më të ulët fizik, por në anën tjetër nga ana teknike ne kemi diçka më shumë. 

“Luciano Spalletti është një trajner që mund të gjejë gjithmonë zgjidhje dhe është dikush nga i cili, trajnerët e rinj si puna ime, mund të mësojnë. Ai di kur duhet të bëjë ndryshime dhe mund të nxjerrë ekipin nga situata.”

“Ne nuk besojmë vetëm te Higuain por në lojën kolektive. Gjithsesi nëse atij i jepet topi, ai di si të ndikojë. Ekipi është më rivalizues krahasuar me sezonin e shkuar kështu që do të krijojmë më tepër raste.”

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti