Sport16 Janar 2019, 10:59

Gattuso i dashuruar pas Ronaldos, fjalë të mëdha për portugezin

Shkruar nga Pamfleti
Gattuso i dashuruar pas Ronaldos, fjalë të mëdha për

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, ka folur në lidhje me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. Të dy ekipet italiane do të përballen për Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite. Numri një i stolit ka folur për portugezin e “Zonjës”.

“Unë mendoj se Cristiano është bërë një lojtar i pabesueshëm gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, – tha trajneri kuqezi në një konferencë shtypi. – Kur e takova para disa vitesh, ai bënte më shumë shfaqje, por e ka ndërprerë këtë pak kohë më parë. Tani sulmon në thellësi. Ai dëshiron vetëm të shënojë, ta dërgojë topin në rrjetë.

“Ka ndryshuar në shtatë apo tetë vitet e fundit. Tani është “makinë e përsosur”. Ai më duket një djalë pa moshë. Këtu mund të kuptoni se çfarë lloj lojtari i mirë ka qenë gjatë tetë viteve të fundit”.

Sport Genaro Gattuso Juventus Milan