Sport13 Nëntor 2018, 23:22

Gattuso trajneri më i pafat në botë? Titullari mund t’i mungojë 5 muaj!

Shkruar nga Pamfleti
Gattuso trajneri më i pafat në botë? Titullari mund t’i

Milani mund të humbasë për një periudhë të gjatë Xhiakomo Bonaventurën. Mesfushori ka probleme me gjurin dhe rrezikon seriozisht një mungesë për një periudhë të gjatë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se lojtari ka një inflamacion në gju dhe është këshilluar që t’i nënshtrohet operacionit. Stafi mjekësor i Milanit do të shohë në ditët në vijim ecurinë e situatës, por “Sky Sport” bën të ditur se më e mundshmja është që Bonaventura t’i nënshtrohet ndërhyrjes, për të evituar komplikacione të mëtejshme,

Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, lojtari rrezikon të ndalet nga 3 muaj, deri në 5 muaj, praktikisht duke u kthyer më dispozicion të plotë të Gatuzos vetëm në pjesën e fundit të sezonit i cili nuk po ecën edhe aq mirë për skuadrën kuqezi.

Sport Genaro Gattuso Milan