Gazeta gjermane sulmon Ronaldon: Mos qaj, nuk je në kopësht

Video/ Ja si e rrahin punonjësit e UEFA-s Kristiano Ronaldon

E vetmja gazetë e cila ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Felix Brych për largimin e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, me karton të kuq në ndeshjen e djeshme me Valencian, është “Bild”.

Arsyeja merret me mend. Gazetë gjermane – gjyqtar gjerman.

“Të shkulësh flokët dhe të qash deri kur nuk largohesh nga fusha. Zakonisht gjëra të tilla ndodhin në kopësht. Kemi arritur në këtë pikë edhe në Champions League. Bilanci i Ronaldos në ndeshjen e parë europiane me Juventusin është për të ardhur keq: 17 topa të prekur, dy gjuajtje në portë dhe një krizë nervash”.

Fjalë të ashpra, të cilat Ronaldo me siguri që i ka lexuar mirë dhe do ta motivojnë në përballjet me skuadrat gjermane në Europë. E kaluara flet për të: Bayernit i ka shënuar shpesh.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti