Gazetari amerikan që ‘bombardoi’ Berishën: Mblodhi të gjithë spiunët e Sigurimit në PD

Gazetari amerikan që ‘bombardoi’ Berishën: Mblodhi të gjithë spiunët e Sigurimit në PD

Gazetari amerikan Fred Abrahams shkruan se spiunët e Sigurimit bënë një marrëveshje me Sali Berishën për të kontrolluar shtetin dhe politikën pas ikjes së Ramiz Alisë, edhe sot politika është në duart e spiunëve, si nisi përplasja me SHBA-të

Gazetari dhe shkrimtari amerikan në librin e tij “Shqipëria Moderne-Tranzicioni nga Diktatura në Demokraci”, shkruan se Sali Berisha mblodhi në Partinë Demokratike spiunët kryesorë të Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, me anë të spiunëve të Sigurimit, Berisha jo vetëm synonte të mbante pushtetin me metoda jo demokratike, por edhe t’i mbante ata në rresht, duke i shantazhuar me të kaluarën e tyre të zezë. Kjo tregon se paraqitja e Berishës si anti-komunistet dhe kundër Sigurimit të Shtetit, është një nga mashtrimet më të mëdha dhe kurthet e vetë Sigurimit. Berisha ishte njeriu më besnik i Sigurimit të Shtetit, njerëzit e të cilit vijojnë edhe sot të kontrollojnë politikën shqiptare.

Abrahams shkruan: “Berisha ka qeverisur me njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Sali Berisha zgjodhi ish kreun e organizatës komuniste për të rinjtë, i cili ishte ulur pranë Ramiz Alisë në dhjetor të 1990 dhe priste studentët. Mehmet Elezi nga Tropoja, ish kreu i medieve në Partinë e Punës dhe ish kreu i rinisë komuniste, shërbeu si këshilltar i presidentit.

Berisha i fali këta persona për të kaluarën e tyre dhe ata nga ana e vet, premtuan besnikëri për të. Në fakt, Berishës i interesonin këta njerëz që kishin bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, për t’u bërë presion që të mos dilnin nga linja e tij, por ai synonte edhe të mbante pushtetin me këta njerëz”.

Gazetari dhe shkrimtari amerikan analizon edhe një mesazh që Berisha u dha spiunëve dhe kriminelëve të diktaturës: “Gjatë fushatës elektorale të 1992, Berisha përdori frazën “të gjithë përgjegjës, të gjithë viktima”, domethënë që të gjithë shqiptarët luajtën një rol në vendosjen e diktaturës dhe duhet të shmangnin hakmarrjen”, thuhet në libër.

Abrahams thotë se Sali Berisha, pasi mori pushtetit nisi spastrimin në administratën shtetërore në bazë të bindjeve politike. Ai shkruan se Sali Berisha ngriti një regjim të ri pas rrëzimit të regjimit të mëparshëm.

Fred Abrahams, ka trajtuar edhe raportin e Sali Berishës me kundërshtarët politikë apo me të pabindurit. Abrahams jep versionin e tij sa i takon përplasjes së Sali Berishës me Zef Brozin.

“9 ditë pas takimit me Klinton, Berisha sajoi një lëvizje të paligjshme për të larguar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili pati guximin të lironte 4 të burgosur të OMONIA-s dhe mori në rishqyrtim çështjen e kreut të PS, Fatos Nano.

Kjo lëvizje e Berishës të kujtonte Shqipërinë e Enver Hoxhës, i cili pasi u kthye nga një mbledhje në Bashkimin Sovjetik dhe Kinë, urdhëroi spastrime.

Uashingtoni ishte i xhindosur. Departamenti i Shtetit lëshoi deklarata të forta në Tiranë dhe në Uashington që zhvilloheshin protesta kundër politikave të spastrimit. Në një fjali të deklaratës thuhej: Shkarkimi i gjyqtarit nuk bazohej në procedurat demokratike”./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti