Aktualitet19 Qershor 2019, 17:19

Gazetari i përgjimeve nuk i ndahet Ramës: Je bërë si Putin dhe Erdogan

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari i përgjimeve nuk i ndahet Ramës: Je bërë si Putin

Gazetari i përgjimeve nuk i ndahet Ramës: Je bërë si Putin dhe Erdogan

Pas publikimit të audio-përgjimeve nga gazeta gjermane ‘BILD’, gazetari i kësaj gazete, Peter Tiede ka reaguar për situatën politike në Shqipëri dhe konkretisht për përplasjet e fundit në disa KZAZ-ve ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.

Ai akuzon fort kryeministrin Edi Rama, ndërsa qeverisjen e tij e krahason me pushtetin e Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.

Gazetari shprehet se urdhrat për arrestimin e përfaqësuesve të opozitës janë lëshuar nga qeveria socialiste.

“Shqipëria tani nën ligjin e Putinit dhe Erdoganit: Arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga qeveria socialiste. Në mbarë vendin ka trazira dhe sulme. Në të dy anët të plagosur. Kjo nuk është e mirë”-shkruan ai.

Aktualitet Gazetari i përgjimeve nuk i ndahet Ramës: Je bërë si Putin dhe Erdogan