“Gënjeshtar dhe ordiner”, si nisi sherri mes Hervin Çuli-t dhe Herion Mustafaraj-t pas deklaratës së Mirush Kabashit

“Gënjeshtar dhe ordiner”, si nisi sherri mes Hervin Çuli-t dhe Herion Mustafaraj-t pas deklaratës së Mirush Kabashit

Gënjeshtar ordiner e ka quajtur Mirush Kabashin drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Ky reagim ka ardhur pas një interviste të aktorit për emisionin studio e hapur.
Sipas Çulit Kabashi ka marrë për 15 vjet rrogën në Teatër dhe ka marrë pjesë vetëm në një shfaqje.
Në statusin e Çulit ka ndërhyrë edhe aktori Herion Mustafaj, i cili i kujton faktin se ai është krenari kombëtare dhe duhet treguar respekt.



Përplasja në Facebook

Hervin Culi: Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit

Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket.

Herion Mustafaraj: Sa turp eshte qe artistet te shajne njeri tjetrin neper rrjete sociale e te nxjerrin lakra dhe inate. Asnje ndryshim nga llumi i politikes dhe arti. Ku jemi katandisur keshtu. Mjaft O Culi nuk te takon te ofendosh ata me te cilet krenohet nje komb, po ik nga keto diskutime te turpshme e drejtohu organeve kompetente nese ndihesh i cenuar ne punen tende si Drejtor i nje institucioni qe duhet te jete me dinjitozi ne fushen e vlerave morale e artistike te nje kombi. Te quash artistin e madh Mirush Kabashi- hajdut ? Hahahaha eshte gje komedi e re kjo e Teatrit Kombetar se dua te vi e ta shosh Vini.

Hervin Culi: Ore Erion mos bej njeriun e urte qe i shikon gjerat ftohte dhe jep mesazhe mbi te tjeret pkak.Lexo se cfare une shkruaj dhe nese morali yt e pranon mbaj qendrim ndaj genjeshtareve se jane ata qe po na marrin me qafe ne madia art politike e kudo.Klm
Herion Mustafaraj: Une di dhe mjaft te tjere qe jane ne bordero me vite ne ate institucion e punojne kudo vec ne Teater. Ty nuk te takon zoteri ti besh muhabete pazari sepse ke nje kod morali dhe etike qe nuk duhet ta shkelesh si drejtues. Mos u be pjese e llumit, nese s’je. Une nuk po bej te urtin, ti me njeh qe nuk jam dhe aq i urte, thjesht po te keshilloj si mik, publikisht. Behu i madh e mos u merr me vogelsira shoku. Te medhenjte mbahen ment dhe ai mjeshter qe ti po shan eshte gjigand!

Hervin Culi: Po pse me keshillon mua o Errrriion sikur ke monopolin e se vertetes ne koke mo.Kodi im etik mbaron aty ku fillon genjeshtra e tjetrit vlla.Apo me di Jesusin mua qe ti kthej ketij kodoshi edhe faqen tjeter.Erion aman vlla se ne fb eshte kollaj me fol e me dhene mend.Mbylle ketu i dashur.klm

Herion Mustafaraj: Ervin…nuk quhem Errrrrion.

Hervin Culi: Mir Ero ma fute

Herion Mustafaraj: Po te gjithe e kemi kthyer dhe faqen tjeter o Vin e kemi ngrene shpulla. Edhe vete zoteria ne fjale eshte rrahur e perbuzur e masakruar nga sistemi per te cilin punonte. Pse mos te jemi njehere ata qe durojme , fundja vete e ke edhe gurin edhe ligjin ne dore kete rradhe. “Toleranca ne pyll” –

Ervin Hatibi. Ta rekomandoj ta lexosh vella.

Hervin Culi: Ok Eri.te përshëndes

Herion Mustafaraj: Te dua te miren. Besoj tek ty. Perndryshe nuk futesha ne debat. Perqafime.
***

Hervin Culi: Erion po me cudit me komplekset e tua ndaj artistit te madh. Po dhe i madh qofte si thua ti kjo e lejon te genjeje paturpsisht i madh?Varja Erion kot nderhyve.Dhe punen time e bëj me shume pasion dhe ndershmeri i nderuar.,klm

Herion Mustafaraj: Kot te duket ty shoku…mua me dhemb shpirti per ate teater se e kam enderruar qe femi dhe deshiroja nje dite te isha pjese e tij perkrah figurave dinjitoze te artit e kultures tone. E jam i sigurte qe do jem shoku se e kam nisur qe kerthi kete zanat, e pse ty te duket qe nuk duhet te nderhy, eshte pikerisht ajo qe me shmang sepse nuk dua te luftoj kete opinion qe keni se gjoja vetem ju qe po luftoni me mullinjt e eres ju takon te jepni mendime.

Hervin Culi: Ero dashke muhabet pkak.Sa per pjesen e afrimin tend me institucionin di qe kam qene nje mbeshtetje per ty.Te tjerat ti i di vete.Dhe nese ty te dhemb nga larg mua me hyn lageshtira ne palce me gjithe ata qe punojne aty.tung

Herion Mustafaraj: Nuk prisja ndonje gje nga ty dhe as nuk pres. Po me mua te pakta llafet . Un jam ketu e nuk me dhemb nga larg. Mos shaj figurat e artit po te them. Nuk te takon. Kaq.

Hervin Culi: Ore Eri largou nga muri im qe te jene shume te pakta llafet plak.Dhe mos bej sherr ne fb si tek shfaqjet qe more persiper.Dhe ske cpret nga une se nuk kam gje te te ofroj.klm
Herion Mustafaraj: O Vin, nuk po te kundevihem kot. Reflekto per respekt e hir te moshes e te asaj kulture qe na kane lene mjeshtrat para nesh. Eshte nje figure shume dinjitoze Z. Kabashi, ne art. Si te dalesh me shpate e te luftosh me Skenderbeun tek sheshi me duket. Fcb eshte modo e lire komunikimi. Ty se te pelqen prandaj edhe e hodhe debatin ne diskutim. Tani me thua ik. Po mire , ja ika une. Cfare zgjidhe shoku !!! Mos te rrembeje inati.

“Gënjeshtar dhe ordiner”, si nisi sherri pas deklaratës së Mirush Kabashit

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.