Pazar i mafies politike, për të mashtruar SHBA-në/ E dirigjuar nga “princi mavi” Fatmir Xhafaj, kryetarja e KPK-së, pasi ka ricikluar me “Veting”, gjithë llumin e padrejtësisë; në 8 muajt e mbetur të mandatit, po zbaton skenarin e shefave dhe miqve të saj, për të lënë akoma në sistemin e drejtësisë, pjesën e kalbëzyer të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin
Misioni i anti-reformë në drejtësi; i Fatmir Xhafës, kryefamiljarit të kokainës dhe pronar-ortakut, në 6 zyra noterie e 11 zyra përmbarimi mafioze me Tedi Malavecin; po kryhet me sukses nga mikesha e tij “disa-sektorëshe” Genta Bungo-Tafa; emëruar po prej tij, Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Nisur prej kompetencave me “Veto” si kryetare, përcaktuar qëllimisht prej hartuesit të ligjit Fatmir Xhafaj; rezulton se dy ditë më parë, shefja e “Veting”-ut, në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr. 84/2016, ka kryer një akt të rëndë, që vonon, devijon e shkatërron platformën e SHBA, për pastrimin e drejtësisë së vjetër nga grupet mafioze e llumi korruptiv.
Në datën 11 nëntor 2019, Genta Bungo (Tafa), ka bllokuar procesin e kalimit në “Veting”, të 36 gjyqtarëve e prokurorëve të “mirënjohur për bëma”, në shërbim të krimit e pasanikë korrupsioni, por janë sekserë, miq e familjarë të klanit Xhafa-Meta-Berisha-Rama.
Bëhet fjalë, për Vendimin Nr. 55, datë 8 nëntor 2018, që cakton short-listën e 36 gjyqtarëve e prokurorve “VIP”-a zullumesh; nga të cilët, 21 janë gjyqtarë të Faktit, Apelit të Tiranës e Apelit Administrativ e 15 janë prokurorë të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës e Gjirokastrës, mes tyre edhe 6 ish-anëtarë të “KLD-Meta”.
Kjo listë emrash, në pritje prej 12 muajsh; që duhet kalojë në proces “Veting”-u brenda datës 31 dhjetor 2019, pasi u mbajt qëllimisht 1 vit e bllokuar nga kryetarja Genta Bungo (Tafa) e cila cakton datat; çuditërisht, është hequr fare nga planifikimi për vitin 2019, duke u zëvendësuar me me 48 emra të tjerë; caktuar me short e Vendim nr. 59, datë 7 nëntor 2019 të KPK.
Përveç 4 emrave, që kanë dhënë dorëheqje e kanë kaluar në “Veting” jashtë rradhe, si kandidatë për KLK e KLGJ; 32 emrat e tjerë, janë lënë në heshtje jashtë “Veting-ut”.
Ky bllokim, është bërë me vullnet e kompetencë të kryetares Genta Bungo (Tafa); megjithëse ajo, ka dijeni shkresore, se këta janë skeduar si gjyqtarë e prokurorë “blozë”, nga DEA-SHBA, Europol, Policia, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, SHIK e DSIK.
Shkak, nuk ka qenë volumi i punës, por lidhjet e tyre të afërta shoqërore, miqësore, familjare, ekonomike e kriminale; me krerët e politikës e pushtetit; sepse ndryshe, nuk do zëvendësoheshin me emra të tjerë për verifikim “emergjent”, madje edhe me 12 emra më tepër, se lista e shortit të 8 nëntorit 2018.
Në listën e para 1 viti, janë shortuar gjyqtarë e prokurorë, të deklaruar si kolegë, shokë, miq familjarë e ortakë biznesesh; të vajzës, dhëndrit e vëllait të Fatmir Xhafës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Argita Malltezit, Linda Ramës, Arta Markut, Sali Berishës, Ulsi Manjës, Lulzim Bashës e Taulant Ballës.
Por ka edhe familjarë e ortakë biznesi përmbarimor, noterial e avokatie; dhe kolegë administrate e universitesh private; të vetë kryetares Genta Bungo (Tafa).
Në listën e spostuar, janë edhe 4 ish-anëtarë të “KLD-Meta” dhe gjyqtarë e prokurorë të “preferuar” të mafies politike, si Gjin Gjoni, Fatmir Hajdari, Bilbil Mete, Bernina Kondi (Karanxha), Flutura Skënderi etj., të cilët kanë pushuar e pastruar, shumë dosje krimesh dhe korrupsioni, të krerëve të politikës e trafikantëve të tyre.
Ky spostim nga “Veting”-u, i gjyqtarëve e prokurorëve “blozë”, të shortuar para 1 viti; është lojë e bandës “Xhafaj-Metaj”, realizuar nga Kryetarja e KPK, Genta Bungo (Tafa), si mashtrim ndaj SHBA, për të shtyrë largimin e tyre nga drejtësia.
Sipas planifikimit të bërë prej shefes Genta Bungo (Tafa), këta gjyqtarë e prokurorë të klikës politike-shtetërore; do të kalojnë në “Veting”, në fund të vitit 2021, ose pas dy vitesh, kur pasanikja Bungo, nuk do të jetë më kryetare, mbasi në datën 20 korrik 2020, i përfundon mandati.
Ky skandal me objekt, vazhdimësinë e “llumit” në drejtësinë e re, duhet të shërbejë, si sinjal alarmi për ONM-SHBA; për ta ndalur këtë lojë mafioze, që po bëjnë Xhafa, Meta, Berisha, Rama dhe krye-sekserja e tyre në KPK.
Sa për kujtesë, Genta e “Veting”-ut, ose “vajza e Lekës”, siç e njohin; i “gjuan” aq shumë lekët, sa për të justifikuar 100 milionshin e paligjshëm të zbuluar nga ONM-SHBA dhe 310 milionshin e fshehur në një fondacion të dyshes Xhafaj-Meta; ajo ndyu emrin e bashkëshortit të ndjerë, duke deklaruar se gjoja, i ka siguruar me punën në shtet; kur me pagën 54 mijë e 457 lekë që ai ka patur, ato miliona mund t’i mblidhte duke kursyer 100% të pagës për 50 vite./Pamfleti