Çdo vit, importohen 604 mijë kuti me “Rihinostop” dhe zhduken kundrabandë nga e njëjta dorë/ Drejtësia duhet të zhbllokojë hetimet e lëna përgjysmë, filluar mbi bazën e informacioneve të plota e faktike, që i kanë shkuar për këtë lëndë të parë që përfundon tek përpunuesit e kokainës në rajonin e Ballkanit; bosët e të cilës kanë dhe aktivitet “lavatriçe” të maskuar pas shoqërisë financiare anonime “Albanian Factoring Services-Sh.a”, ku xhambazi i ilaçeve është administrator, si pjesë e grupit të një shoqërie sigurimesh që sekserizon mes bankave e bandave të oligarkëve dhe biznesmesneve, që kanë finannca nga droga e prostitucioni
Sipas dosjes së plotë që disponon “Pamfleti”, rezulton se prej 20 muajsh, në sirtarët e drejtësisë, mbahet i bllokuar një informacion i ardhur nga Shërbimet Federale Amerikane; për të cilin nisi hetimi me subjekt ilaçin “Rhinostop”.
Hetimi nisi, por u bllokua dhe është lënë në heshtje të plotë nga drejtësia shqiptare, për shkak se mbi shefat e drejtësisë, veproi “dora” e pushtetit dhe monopoleve në shëndetësi; që në rastin e “Farma-Vitta”, shkon deri tek pronarët e firmës “Trimed shpk”.
“Rihinostop” futet në Shqipëri, nga rrjetet e zeza rajonale në kundështim me protokollet mjekësore dhe dërgohet në Kosovë e më tej, nga firma “Farma-Vitta shpk”, me Nipt: L72021033L e pronar Gert Peshkatarin.
Sipas të dhënave zyrtare, Gert Peshkatari është bashkëshort i administratore/ortakes së “Trimed”, Gentiana Peposhi e cila më 27.07.2016, ka ndryshuar mbiemrin në “Peshkatari”, ndërkohë që Gert Peshkatari është dhe dhëndër i familjes Peposhi e cila ka 50% të firmës “Trimed” e Check-up, ndërsa 50% e ka nipi i Vilma Nushit.
Fillimisht kompania “Trimed” e faturonte produktin “Rhinostop” në emër të farmacive të veriut për të bërë të mundur transportin e tij deri në afërsi të Kosovës por meqenëse u bë problem nga tatimet pasi farmacitë e veriut nuk deklaronin shitje të produktit u bë e detyrueshme ngritja e rrjetit “Farma –Vita”, e cila do të bënte të mundur mbulimin e shitjeve kundrabandë.
Referuar provave, rezulton se kontrabanda e “Rhinostop” nga firma “Farma-Vitta shpk” e Gert Peshkatarit, bëhet nëpërmjet kanaleve mafioze Shqipëri-Kosovë, duke i kaluar, si gjoja furnizime për farmacitë e zonës së Veri-Lindore të Shqipërisë, maskuar me fatura false, por në fakt asnjë prej tyre nuk ka patur dijeni.
Këtë maskim me fatura, Gert Peshkatari e bënte dhe e bën për të mos rënë në “rrjetën” e policisë dhe anti-kontrabandës; ndërsa (ish)shefi i Hetimit Tatimor, Ledian Kolgjoka e zbuloi skemën e kontrabandës me vlerë afro 1.5 milionë Euro në vit.
Por bosi Gert Peshkatari i “Farma-Vitta shpk”, i hodhi “karemin” dhe ai heshti e nuk rapartoi, as tek shefat e tatimeve, as në sektorin e anti-krimit apo të anti-kontrabandës kufitare e doganore, megjithëse e ka detyrim si palë partnere. Ledian Kolgjoka e fshehu dosjen.
Për të bërë këtë kontrabandë fitimprurëse me “Rhinostop”, Genta Peposhi (Peshkatari) e kompanisë “Trimed shpk”, krijoji qëllimisht rrjetin e farmacive “Farma Vitta”, të cilin ia dha në administrim burrit.
Jo se ishte trim, por sepse ka garanci paprekshmërie nga policia, doganat, tatimet e anti-kontrabanda, mbasi firma “Trimed” është 50% pasuri e Genta Peshkatarit dhe 50% e Vilma Nushit.
Çdo qindrakë e siguruar nga shitja e “Rhinostop” në Kosovë, ka kaluar në llogaritë e kompanisë “Trimed”, ndërsa objekti i mallit, shënohet si ushqime bebesh, vitamina, lëngje, detergjente farmaceutike e materiale paramjekësore, duke e fshehur me cikël të plotë faturash false tatimore e doganore.
Në krye të operacionit që realizon kontrabandën e “Rhinostop” në Kosovë, është Çim Karamani (“Karamelja blu”, siç e quajnë); një nga punonjësit e “besuar e të dalluar” të firmës “Trimed”, me baza punësh të pista edhe në Kosovë e Maqedoni.
Në firmën “Trimed”, Çimi është nën udhërat e shefes Genta Peposhi (Peshkatari), si dora e saj për të gjurmuar, inskenuar, negociuar, realizuar dhe garantuar suksesin në punët e zeza me ilaçet skarco e kontrabandë dhe të tjera “produkte” që futen e dalin nga Shqipëria për në Ballkan, me etiketa e pako ilaçesh apo ushqime bebesh.
Redaksia “Pamfleti” e ka denoncuar disa herë këtë krim shëndetësor, me tregun e “Rhinostop”-it vrasës, mbasi ky ilaç përmban substancën e ndaluar me ligj, të quajtur “Pseudoephedrine”; që është lëndë bazë për përzierjen e kokainës.
Ndaj dhe Shërbimet Federale Amerikane e ato të Europol, kanë dhënë alarmin në drejtësinë shqiptare; për faktin se rrjeti i farmacive “Farma Vitta”, filial i kompanisë “Trimed”, po fut kontrabandë sasi të mëdha “Rhinostop” në Shqipëri sa për tranzit, të cilat i kontrabandon me letra false në Kosovë.
Nuk është aspak çudi, që pakot me ilaçin “Rhinostop”, pasi futen në Kosovë, zhduken brenda pak minutash nga e njëjta dorë e besuar prej Çimit e Gertit; i cili shërben si distributor tregu, në duar të tjera kontrabande zinxhir.
Sipas informacioneve, dyshimin dhe zbulimin e këtij krimi e ka bërë indicja, se grupi mafioz “Farma Vitta-Trimed”, importon mbi 604 mijë kuti me “Rhinostop” në vit; kur në Shqipëri, shesin vetëm 15 mijë kuti në vit.
Sa për kujtesë, në “Pamfleti” kanë ardhur disa biseda të bëra në “Whatsapp” mes Çimit të “Trimed” e një trafikanti Shqiptar e kosovar; që konfirmojnë faktin, se Çim Karamani, u kërkon 255 milionë lekë për 100 mijë kuti “Rhinostop”; madje tregohet kavalier, duke u thënë se kanë ulje 5 milionë lekë nëse i marrin shpejt.
Hetimi nuk duhet të fillojë nga kollarja e Gert Peshkatarit, por nga fakti se mbi ç’bazë letrash të agjencisë së barnave, doganore e tatimore; futen sasitë e “Rhinostop” në Shqipëri e kalojnë në Kosovë, si dhe milionat e tyre, që arkëtohen në llogaritë e “Trimed”, pa harruar bilancin e farmacive “Farma Vitta”.
Kaq për sot, në vijim fakte nga “punët” e tjera që Çim Karamani e Gert Peshkatari, bëjnë në “moçalin” e kontrabandës, trafiqeve e transaksioneve financiare me një agjenci bankare, ku bën pjesë dhe bosi i një shoqërie sigurimesh./Pamfleti