Bota16 Qershor 2019, 13:34

Gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë, cila është e para

Shkruar nga Pamfleti
Gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë, cila është e

Gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë, cila është e para Kosova

Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme ndërmjet dy vendeve të përfundojë pa zvarritje. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që Serbia e Kosova të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Marrëveshja duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, standardet e BE-së dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal.

Sipas gazetës së Beogradit “Blic”, kështu theksohet në Projekt konkluzionin që do të jetë temë shqyrtimi në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian që mbahet më 18 qershor, transmeton Koha.net.

Siç thotë gazeta, ky është edhe një mesazh i qartë se dialogu dhe marrëveshja me Kosovën për diplomacinë evropiane janë vendimtare për përparimin e Serbisë drejt BE-së.

Shefat e diplomacive evropiane do të flasin edhe për rrethanat në Ballkanin Perëndimor dhe ata do të duhej të miratonin konkluzionet për përparimin dhe detyrimet e vendeve në procesin e zgjerimit.

Pos Serbisë dhe Kosovës, raporti shqyrton edhe gjendjen në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Konstatimet e ministrave do të verifikojnë shefet e shteteve dhe të qeverive të BE-së më 20 e 21 qershor në Bruksel

Këto janë gjashtë detyrat e BE-së për Serbinë:

1- Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme me Kosovën,

2- Fokusimi në reforma bazike,

3- Përparim në fushën e sundimit të ligjit,

4- Gjyqësor dhe medie të pavarura,

5- Luftë kundër krimit e korrupsionit,

6- Koordinim të Politikës së Jashtme./Koha.net

Rajoni detyrat e BE për Serbinë E drejta ndërkombëtare marrëveshja gjithëpërfshirëse stabiliteti rajonal