Gjendet e vdekur 22-vjeçarja, policia shoqëron dy persona

Gjendet e vdekur 22-vjeçarja, policia shoqëron dy persona

Një 22-vjeçare u gjet e pajetë të shtunën, në një apartament në Horam, Britani e Madhe. Sias britanikes “The Sun”, trupi i te rese u gjet rreth orës 5 pasdite, teksa vdekja e saj ka ndodhur ne rrethana qe mbeten ende misterioze per autoritetet.

Policia sot thuhet se ka shoqeruar dy persona dhe po merren në pyetje si të dyshuar për vrasjen e saj.

Të arrestuarit janë të moshës 19 dhe 55 vjeçare, por nuk dihet ende pse policia ka ngritur dyshimet tek keta persona dhe lidhjen e tyre me 22-vjeçaren.

“Detektivët po hetojnë ngjarjen dhe shkaqet e vdekjes janë momentalisht të pashpjegueshme, por po trajtohet si e dyshimtë. Dy të arrestuarit e njihnin viktimën dhe janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia në një deklaratë.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes së vajzes se re.