Aktualitet21 Korrik 2018, 17:34

Gjendja tashmë është tejet alarmante! Në këtë zonë të Shqipërisë nuk ka ditë që njerëzit nuk pickohen nga gjarpëri

Shkruar nga Pamfleti
Gjendja tashmë është tejet alarmante! Në këtë

Në Myzeqe fermerët po sulmohen nga gjarpërinjtë dhe insekte të rrezikshme. Mjekët në spitalin e Fierit thonë se këtë verë, situata është alarmante si asnjë vit tjetër. Temperaturat e larta kanë bërë që gjarpërinj dhe merimanga helmuese të rendin nëpër fusha në kërkim të ujit. Rastet e pickimeve kryesisht nga gjarpërinj dhe vejusha e zezë, janë shtuar duke vënë repartin e toksikologjisë në gjendje alarmi.

“Situata e kafshimeve nga zvarranikët dhe e pickimeve nga insektet helmuese ka qenë më e rëndë sesa e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Kemi pasur më tepër kafshime nga nëpërka dhe gjarpëri”, tha mjeku toksilog në spitalin e Fierit, Lulëzim Banushi

Sakaq zvarranikët dhe insektet në Myzeqe shquhen për helmin e tyre të fortë. Në mungesë të antidotit brenda 24 orëvë dhe nën temperaturat e larta pasojat e pickimeve të tyre bëhen vdekjeprurëse.

“Zonat më të prekura janë zonat kodrinore që janë përreth qytetit tonë. Zona e Cakranit, e Festanit, e Frakullës të cilat konstatohen gjatë punës që bëjnë ata në ambientet e tyre dhe në bujqësi”, tha mjeku Banushi.

E duke qenë se kontakti me gjarpërinjtë është i pashmangshëm në këtë periudhë janë veshjet mbrojtëse e vetmja zgjidhje që sugjerojnë specialistët. Por në temperaturat e larta të Korrikut për fermerët këto pajisje mbrojtëse e bëjnë punën në arë të pamundur.

Mesatarisht në spitalin e Fierit mbërrijnë të pickuar nga gjarpri dhe merimanga e zezë 4 raste në javë, një shifër kjo më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Aktualitet