Kosova15 Nëntor 2022, 12:17

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

100618-D-9880W-060 Lt. Gen. Michael D. Barbero, the Army official responsible for training the Iraqi armed forces and police, conducts a press briefing in the Pentagon on June 18, 2010. He discussed the readiness of the Iraqi forces to assume the full burden of providing their nation's security when the United States ceases combat operations in August. DoD photo by R. D. Ward. (Released)

Gjenerali amerikan tashmë i pensionuar, Michael Barbero, ka vlerësuar se Ushtria e Kosovës në të ardhmen mund të bashkëekzistojë me atë të KFOR-it si forca të sigurisë.

Në një intervistë për mediumin serb “Kosovo-online”, Barbero ka thënë se një gërshetim i tillë do të ndihmonte në stabilitetin afatgjatë në rajon.

“Besoj se do të ishte në interesin më të mirë të Kosovës që të mirëpres forca të ngjashme si KFOR-i për të promovuar stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe Ballkan”, është shprehur ai.

Sipas tij, specifikat dhe autorizimi i pranisë së ardhshme të NATO-së dhe lirisë së veprimit të Ushtrisë së Kosovës do të duhej të specifikoheshin me një marrëveshje formale.

Barbero thotë se kjo marrëveshje do të përcaktonte marrëdhëniet e komandës dhe kontrollit, mënyrën si forcat do të vepronin së bashku me të gjitha dispozitat tjera.

“Por duhet kohë për ta negociuar dhe finalizuar këtë marrëveshje. Viti 2028 nuk është larg andaj duhet të krijohet një kornizë kohore për bisedimet”, ka shtuar ai, duke përmendur edhe procesin e transformimit të FSK-së.

Prishtine KFOR Michael Barbero Ushtria e Kosovës

Kosova

·

15 Nëntor 2022, 08:5108:51Kosova