Gjenerali “me dorë të hekurt”, për herë të parë shteti shqiptar merr një vendim kaq të ashpër ndaj shtetasve grekë

Gjenerali "me dorë të hekurt", për herë të parë shteti shqiptar merr një vendim kaq të ashpër ndaj shtetasve grekë

Një ditë pas shfaqjes së turpshme në Bularat, ku ekstremistët grek  provokuan keq në territorin shqiptar, është zgjuar “shteti”. Shkak janë bërë edhe presionet e qytetarëve, të cilët kanë shpërthyer në kritika përballë heshtjes së pakuptueshme të autoriteve shqiptare.

52 shtetas grekë janë shpallur non-grata nga Republika e Shqipërisë pas shfaqjeve ekstremiste që u regjistruan dje gjatë ceremonisë mortore te Kostandinos Kacifas, minoritari që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë daljes së parë publike para mediave. Lleshaj i cilësoi aktet e djeshme provokime vulgare, ndërsa dha mesazhin e qartë për Greqinë, që ‘mos të na e marrë qetësinë për dobësi’.

Kjo është e hera e parë kur shteti shqiptar merr një vendim kaq të ashpër ndaj shtetasve grekë, që u shqiptua nga goja e një gjenerali, i cili mban kompetencat e ministrit të Brendshëm.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti