Sipas informacioneve nga Ministria e Ekonomi-Financave, konfirmohet se Drejtoria e Pronës Publike, po bën gati për mikun peshkatar të kryeministrit edhe 13 pasuri të tjerë objekte, me sipërfaqe totale 280 000 m2 në Korçë, Fier, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Berat, me çmim nga 20 lekë/m2, ndërkohë që vetëm në qarkun e Elbasanit, nga viti 2017 e deri sot, ka marrë 130 mijë m2 depo rezerva shteti e reparte ushtarake me blerje 1 Euro/m2
Tashmë është fakt, se sa herë që Gjergj Luca del e mburr dhe mbron kryeministrin në TV-TOP-in e Vjollca Hoxhës; është në “lëpirje” me të, për zhvatjen e ndonjë pasurie kombëtare.
Kështu veproi, në të 5 rastet e para se kryeministri t’i jepte 130 mijë m2 objekte në Rezervat e Shtetit Elbasan dhe repartet ushtarake në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh e liqenin për peshk e midhje në Xarë-Butrint.
Para 1 muaji, Gjergj Luca përsëriti thirrjen e Bablokut, duke u thënë të rinjve të papunë, të mos sillen vërdallë, por të shkojnë të punojnë në zonat e tërmetit e kudo bizneset kanë nevojë për fuqi punëtore.
Pas kësaj thirrjeje, rezulton se në datën 30 tetor 2020, Gjergj Luca ka përlarë një pasuri të madhe ndërtesë shtetërore, brenda ish-Kombinatit të Sheqerit në Maliq, me sipërfaqe 4891 m2 objekte e truall.
Sipas ligjit, pjesëmarrës në ankand, duhej të ishin minimalisht 3 kompani, mirëpo Bashkia-Maliq e ka bërë ankandin vetëm me pjesëmarrjen e firmës “Rozafa Shpk”, kur duhej ta anulonte deri sa të ishin 3 pjesëmarrës.
E sikur të mos mjaftonte kaq, Bashkia Maliq ia ka dhënë me qira 75 lekë m2 në muaj, kur VKM Nr. 54, pika 6, datë 05.02.2014, përcakton e detyron se qiraja e objekteve ndërrmaje shtetërore në Qarku-Korçë është 400 lekë/m2.
Falsifikimi tjetër nga Bashkia Maliq, është bërë me faktin se objektin ia ka dhënë me tarifë 55 lekë/m2 si tokë bujqësore “djerrë”, çmim që u përket zonave Pukë, Bulqizë, Mirditë, Skrapar.
Tjetër falsifikim privilegjues, është fakti se brenda çmimit të qirasë totale 75 lekë/m2 në muaj, bashkia ka përfshirë dhe 20 lekë qira trualli; kur sipas VKM Nr. 54, pika 6, datë 05.02.2014, ankandet për truallin bëhen veçmas.
Sipas objektit të ankandit, thuhet se Gjergj Luca, do ta përdorë këtë objekt 4891 m2, për fabrikë përpunimi e mjedise frigoriferike, duke çuar edhe afër Korçës, erën qelbur të mbetjeve sardele./Pamfleti