Aktualitet 1 Nëntor 2018, 11:07

Gjermanët mbërthejnë Etilda Gjonajn, i zbarkojnë në zyrë pasi pikasin lëvizjet e saj djallëzore për të bllokuar Reform

Shkruar nga Pamfleti
Gjermanët mbërthejnë Etilda Gjonajn, i zbarkojnë në

Gjermanët mbërthejnë Etilda Gjonajn, i zbarkojnë në zyrë pasi pikasin lëvizjet e saj djallëzore për të bllokuar Reformën në Drejtësi

Një grup zyrtarësh të lartë kanë zbarkuar në Tiranë, ku kanë shkuar menjëherë në zyrën e ministres Gjonaj për t’i përcjellë mesazhe të qarta dhe të prera për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Gjermania ka mbërthyer dhe futur në kthetra ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi ka pikasur lëvizjet e saj djallëzore kundër Reformës në Drejtësi. Ministrja Gjonaj hiqet si ‘engjëll’, por në fakt rezulton të jetë ‘djalli’ i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, në politikë dhe qeveri.

Menjëherë sapo gjermanët e kanë kuptuar këtë, janë vënë në lëvizje. Një grup zyrtarësh të lartë kanë zbarkuar në Tiranë, ku kanë shkuar menjëherë në zyrën e ministres Gjonaj për t’i përcjellë mesazhe të qarta dhe të prera për zbatimin e Reformës në Drejtësi, deri në goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta.

Pas presionit të zyrtarëve gjermanë, Etilda Gjonaj ka bërë një hap pas, duke pranuar ‘nën zë’ çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

“Në këtë kontekst një vend të rëndësishëm zë Reforma në Drejtësi, zbatimi i së cilës është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë”, ka thënë Gjonaj në prani të gjermanëve.

Kjo deklaratë e ministres së mbytur në korrupsion me ‘fytyrë engjëllore’, ka ardhur pas deklaratave të forta dhe të prera të zyrtarëve të lartë gjermanë, të cilët kanë shprehur interes lidhur me ecurinë e reformës, krijimin e institucioneve të reja të Drejtësisë dhe bllokimin e amendamenteve të paketës së reformës në parlament./Pamfleti

Kryesore Etilda Gjonaj gjermanët Korrupsioni