Aktualitet19 Tetor 2018, 15:57

Gjermanët zbërthejnë Arbër Çekajn? Dyshohet se biznesmeni sinjalizoi për laboratorin e heroinës në Has

Shkruar nga Pamfleti
Gjermanët zbërthejnë Arbër Çekajn? Dyshohet se

Gjermanët zbërthejnë Arbër Çekajn? Dyshohet se biznesmeni sinjalizoi për laboratorin e heroinës në Has

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, ku u arrestuan dhe disa persona.

Mësohet se dy prej të arrestuarve janë në lidhje familjare me njëri-tjetrin, konkretisht babë e bir, Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët sipas informacioneve të para mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.

Burime të ‘Syri.net’, thonë se ka qenë biznesmeni Arbër Çekaj, i arrestuari për 613 kg kokainë në Maminas, ai i cili ka dhënë informacione për laboratorin e Hasit, ndërsa thuhet se kjo ka qenë edhe arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.

Ky i fundit u takua dje me ministrin Fatmir Xhafaj, të cilët paralajmëruan se ditët në vijim do të ketë lajme interesante sa i takon goditjes së bandave kriminale.

Aktualitet Arbër Çekaj gjermanët has laboratori i heroines