Politike25 Shtator 2019, 11:58

Gjermania ‘PO’ me kusht ngritjen e Gj.Kushtetuese, Kryemadhi nis justifikimet: Opozita nuk është shkaktare e mungesës së

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania ‘PO’ me kusht ngritjen e Gj.Kushtetuese, Kryemadhi nis

Gjermania ‘PO’ me kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Kryemadhi nis justifikimet: Obozita nuk është shkaktare e mungesës së Kushtetuses

Tavolina e OSBE me qëllim diskutimin e Reformës Zgjedhore, vijon të mbahet prej disa orësh, në Tiranë. Pas takimeve të djeshme, ku Borchardt shkoi personalisht në zyrën e PD për ta ftuar personalisht kryetarin e saj Lulzim Bashën për të marrë pjesë në diskutime, ky i fundit e shmangu kontaktin me të duke dërguar disa përfaqësues të partisë së tij.

Është mësuar se përfaqësuesit e të gjithë opozitave si brenda parlamentit dhe ato jashtë e kanë braktisur mbledhjen, në përjashtim të deputetes Rudina Hajdari.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e CDU-CSU, që votoi rezolutën që Gjermania të votojë pro hapjes së negociatave.

“Gjermani ka mbrojtur interesat tona, duke qëndruar pranë qytetarëve shqiptarë. Gjermani ka vendosur disa kushte të tjera. Maqedonia e Veriut në janar merr dritë jeshile nga Gjermani.

Rezoluta është një skaner. Bundestagu i kërkon qeverisë gjermane hapjen e negociatave, me kushtin që Shqipëri të plotësojë kushtin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Asnjëherë opozita nuk ka qenë shkaktare për mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjermani do të monitorojë rreptësishtë për kushtet që janë vendosur për Shqipërinë.”, tha Kryemadhi.

 

Politike Gjermania ‘PO’ me kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese Kryemadhi nis justifikimet: Opozita nuk është shkaktare e mungesës së Kushtetuses