Monika Kryemadhi është ndalur te debati për fyerjen e ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së Re.
Kryemadhi tha se nuk preferonte ta komentonte atë sjellje por nga ana tjetër deklaroi se ndërkombëtarët në Shqipëri vlerësohen dhe dëgjohen më shumë nga sa e meritojnë.
Më the, kryetarja e LSI-së tha gjesti i ambasadorit ishte i turpshëm, por që nuk meritonte të komentohej pasi sipas saj, do ti shtoheshin vlerat.
“Për Borchardtin nuk kam ndonjë koment sepse ia kemi lejuar ta bëjë një gjë të tillë. I kemi vlerësuar më shumë se sa duhet, nuk duhet t’i dëgjojmë aq shumë që të kuptojnë ata vlerat tonë. Ai ishte një gjest shumë i turpshëm, por unë nuk dua ta komentoj që ti shtoj vlerat”, deklaroi Kryemadhi.