”Gjigand, ka plas puna, vrasje çdo ditë nga Shkodra në Vlorë. Dështak”, komentuesit i sulen Ramës

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike në vend, por mea duket kjo gjë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij.

Ata i kujtojnë se sot duhej të shapllej ditë zie për 8 viktimat, por një tjetër i kujton vrasjet që po shënohen përditë nga veriu në jug të vendit.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

“MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹”- shkruan Rama. Pas videos kane vershuar komentet. 

 

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë🌹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 10. August 2018