Sport 8 Tetor 2019, 13:36

Gjimshiti e pranon: Kemi probleme pa Hysajn, do të na mungojë

Shkruar nga Pamfleti
Gjimshiti e pranon: Kemi probleme pa Hysajn, do të na mungojë

Berat Gjimshiti ishte së bashku me Taulant Seferin në konferencën për shtyp para ndeshjeve eliminatore me Turqinë dhe Moldavinë. Mbrojtësi i Atalantës ka treguar se Elseid Hysaj do t’u mungojë, por nga krahu tjetër beson se skuadra do të paraqitet mirë.

Ndeshjet – “Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi mundësi të tjera”.

Hysaj – “Më vjen keq për të, pasi është i nevojshëm për ne. Hysaj  është kapiteni dhe do të na mungojë të gjithëve. Jam më shumë se pesë viteve që jam këtu, kam pasur edhe unë eksperienca të këqija. Do të mungojë eksperienca e të tjerëve”.

Reja – “U pa edhe në ndeshjen e fundit se në Kombëtare ka ndryshuar diçka. Jemi më të sigurt, mendoj se jemi mirë me sistemin e ri të trajnerit Reja.

Atalanta – “Mund të them që është një moment i bukur me Atalantën dhe po fitoj më shumë vetëbesim. Shpresoj që eksperiencën dhe vetëbesimin te Atalanta ta përcjell në Kombëtare”.

Sport Berat Gjimshiti Elseid Hysaj