Aktualitet 5 Maj 2018, 09:29

Gjiri i Argita Berishës dhe Ilir Metës shkatërrohet. Nis betoni dhe ndërtimet

Shkruar nga Pamfleti
Gjiri i Argita Berishës dhe Ilir Metës shkatërrohet. Nis betoni

Një bum ndërtimesh ka pëfrfshirë Gjirin e Lalzit. Pishat dhe pemët po pritet për ti hapur vend ndërtimeve dhe komplekse të pushimit.

Në këtë zonë, shumë politikanë të fuqishëm kanë vilat e tyre luksoze ku më e madhja është ajo e Ilir Metës.

Edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita, ka një pronë prej mijëra m2 tokë.

Kronika e plotë e Tema TV

Gjiri i Lalzit vitet e fundit është kthyer në një vend shumë i preferuar për të rinjtë por edhe për familjarët për të kaluar pushimet verore. Terreni në këtë vend ka pothuajse të njëjtat karakteristika si në Durrës dhe Golem, me rërën e imët dhe me detin jo shumë të thellë. Një detaji ky që e bën edhe më të preferuar për familjarët nga kryeqyteti por edhe nga qytetet e tjera që të pushojnë me të afërmit e tyre por edhe me fëmijët e vegjël.

Bregdeti i Gjirit të Lalzit ka një sipërfaqe të madhe me rërë e cila të lë hapsiër për të qëndruar edhe për të ushtrua aktivitete sportive për pushuesit.

Sezoni i Plazhit për vitin 2018 ka ardhur më shpejt se vitet e kaluar. Më 1 maj mijëra pushues duke shfrytëzuar edhe pushimin zyrtar vendosën që ta kalonin në këtë vend. Por me sa duket pushuesit dhe moti i ngrohtë ka kapur në befasi pushtetin lokal i cili siç duket në këto pamje nuk ka nisur nga pastrimi i bregdetit

Pavarësish kësaj të rinj dhe familjarë  shfrytëzuan edhe mospërgatitjen e bizneseve për të shfrytëzuar pasurinë publike për tua argëtuar. Disa prej tyre duke u kredhur në det, në ujin që ende nuk është ngrohur sa duhet, disa të rinj bëjnë aktivitete sportive, ndërsa familjarët shëtisin me të afërmit e tyre në bregdetin që sezoni e ka kapur të papërgatitur dhe është ashtu siç e ka krijuar natyra. Një kuksiane i cili kthehet pas tre vitesh në plazhin e gjirit të lalzit arrin të bëjë edhe dallimet jo për mirë që kanë ndodhur

Por Kjo situatë duket se nuk do të zgjasë edhe për shumë gjatë. Mahnia e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në këtë vend. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve Oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike

Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashme nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë, jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Kamera e Tema TV ishte në gjirin e Lalzit më datë 1 maji të këtij viti por edhe pse festë zyrtare dita e punëtorëve, aty punimet vijonin pa as më të voglin shqetësim. Kjo tregon edhe monitorimin e shtetit për monitorimin e respektimit të kodit të punës.

Ambientalisti Sazan Guri e ka ndjekur me shqetësim  bumin e ndërtimeve në këtë zonë dhe shprehet i shqetësuar se edhe kjo zonë e bukur nga natyra do të kthehet fatkeqësisht si plazhi i Durrësit dhe polemit ku pemët u zëvendësuan nga ndërtesa shumë katërshe që tashmë të lë përshtypjen e një vendi të sapo dalë nga lufta.

Sipas ambientalistit Sazan Guri, ndërtimet në bregdet nuk duhet të bëhen në zonën e pyllëzuar por pas kësaj sipërfaqe. Sipas tij ndërtimi në mes të pyjeve është i rrezikshëm edhe për jetën e qytetarëve pasi gjatë natës pyjet nga një mushkri që prodhojnë oksigjen bëjnë të kundërtën, thithin oksigjen dhe lëshojnë dyoksid karboni çka shkakton edhe vështirësi në frymarrje. Por me sa duket një gjë e tillë nuk është parashikuar nga inxhinierët e kompanive private, ose është parashikuar ndaj ka edhe prerie në masë të pemëve

Pas sektorit të energjisë dhe bujqësisë edhe për turizmin qeveria Rama është shprehur se ka një fokus të veçant. Ata pretendojnë që të rrisin numrin e turistëve të huaj që të kalojnë pushimet verore në shqipëri. Ministri i Linjës Blendi Klosi për të garantuar cilësinë e detit dhe të ambientit në sipërfaqe ka ndërmarrë një fushatë kohët e fundit që çdo lokal, hotel apo kompani të mos i derdhë ujërat e ndotura në det apo gropa septike por të montoj impiant filtrimi për to. Madie në një dalie publike nga fieri pak ditë më parë ai paralajmëroi sanksione për subjektet që nuk zbatojnë urdhrin.

Por mes sa duket fjala e ministrit Klosi nuk është marrë aspak seriozisht nga ndërtuesit në gjirin e lalzit. Në të gjithë këtë zonë, ujërat e zeza derdhen në sipërfaqe në kanal dhe më pas shkojnë në det. E njëjta situat madje paraqitet edhe në kompleksin turistik ku ka shtëpinë edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Në temperatura të larta që shkojnë deri në 40 gradë celsius në verë ujërat e zeza në sipërfaqe kthehen në një burim të mirëfillt sëmundjesh. Përpos kësaj aroma që përhapet në mes të pemëve dhe ndërtesave3-4-katëshe është e padurueshme duke e bërë një arsye reale për të mos zgjedhur këtë vend për të kaluar pushimet.

Duke mos mjaftuar kjo ujërat e zeza përfundojnë në det. Shumë pranë vendit ku derdhen ujërat e zeza nuk mungojnë edhe pushuesit të cilët e shfrytëzojnë si një vend që është pa pagesë. Pra ujërat e pista që prodhohen nga shtëpitë e luksit në komplekset e gjirit të lalzit mund të infektojnë edhe njerëzit e thjeshtë që për këtë fakt nuk kanë asnjë fajë.

Situata e ndotjes në këtë bregdet revolton edhe profesor gurin i cili shprehet se nuk arrin ta kuptojë llogjikën e biznesit se si një ndërtues që shpenzon miliona euro për ndërtimin e kompleksit turistik nuk shpenzon edhe vetëm 1 % të të gjithë vlerës ndërtuese për të instaluar impiantin e filtrimit të ujërave të zeza për të mbajtur ambientin të pastër.

Nga ana tjetër qytetarët shprehen të shqetësuar për fatin e vendit por para kameras ata ndihen gojëmbyllur përball pronarëve të fuqishëm por edhe pse banesat e tyre janë në proces legalizimi dhe nuk mund të flasin dot. Shqipërisë i ka falur natyra shumë pasuri, por kryesish ku ka ndërhyrë dora e njeriut sitemi është prishur duke mos ruajtur asnjë raport. Të njëjtin fat duket se do të ketë edhe gjiri i Lalzit që vetëm 3-4 vitet e fundit ka me mijëra metër katrorë pyll të prerë dhe zëvendësimin e tyre me beton hekur dhe tulla.

Aktualitet