Gjirokastër, lirohen 11 të arrestuarit pas varrimit të Kacifas, mes tyre edhe ”Babis”

Gjirokastër, lirohen 11 të arrestuarit pas varrimit të kacifas, mes tyre edhe ''Babis''

Mëngjesin e sotëm janë liruar nga policia e Gjirokastrës 12 ekstremistët e ndaluar ditën e djeshme pas ceremonisë mortore të zhvilluar në Bularat, ku morën pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Policia i shoqëroi pas dyshimeve se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si dhe për nxitje të urrejtjes, pasi gjatë funeralit kanë lëshuar thirrje ekstremiste. Mes të ndaluarve ishte edhe Harallambo Karathanos (Babis) i njohur si ekstremisti i Agimit të Artë, i cili ka kryesuar edhe kortezhin mortor të Kaçifas. 

12 të shoqëruarit nga policia:

Thanas Papas

Dhimitër Konstantinos

Nina Dinos

Jorgos Varelas

Anestis Panajotis

Andrea Kurti

Thoma Stefo

Athanasis Papas

Konstantinos Gizolis

Harallamb Karathano

Pirro Panajoti

Kristo Duci

Theodhor Petropulos

Jorgo Thoma

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapsht, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen. Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë përdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti