Gjobëvënësit Lulzim e Sali Berisha

Gjobëvënësit Lulzim e Sali Berisha

Këta dy gjobëvënës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë probleme personale me këtë gjyqtar pasi nuk u ka hapur rrugë në asnjë proces gjyqësor, edhe pse ka qenë pakicë, tani kanë gjetur vetëm një mënyrë për të dëshmuar panikun e tyre ndaj një gjyqtari të papërkulur ndaj tyre, ta bëjnë atë objekt të sulmeve publike, çka është në të vërtetë e vetmja dekoratë nderi për këtë gjyqtar.

Shkruan Mero Baze

E keni dëgjuar të gjithë që kohët e fundit Lulzim e Sali Berisha po përmendin shpesh gjyqtarin Ardian Dvorani si një rast fatkeq për ta, që nuk është rrëzuar nga procesi i Vetingut. Të njëjtët që kanë vajtuar pse ka ikur gjyqtari Thanza, apo prokurorë të tjerë hapur të pambrojtshëm, nuk e lëshojnë nga goja Ardian Dvoranin. Kjo është një nga ato historitë e pabesueshme, se si dy njerëz që janë në konflikt të pastër me drejtësinë në këtë vend dhe kanë konflikt të pastër interesi me veprimtarinë e një gjyqtari, duan ta ekzekutojnë atë publikisht, duke dëshmuar se sa e rëndëishme është për ta të heqin nga sistemi gjyqtarët që i kanë rezistuar kapjes së sistemit nga politikanë të inkriminuar.

Më poshtë do të rendis disa çështje gjyqësore që kanë lidhje direkt me Lulzim e Sali Berishën, dhe gjyqtarin Dvorani.

E para, si më e freskët dhe ende aktuale, që ta fillojmë me Lulzimin, është historia e pallatit të tij të paligjshëm në Vlorë.

Çështja e pallatit të Vlorës, lidhur me masën e dëmshpërblimit për shpronësim, është në pritje për shqyrtim.

Relator është Ardian Dvorani. Ndërkohë që Basha ka çuar çështjen në Strasburg duke devijuar objektin e padisë, ai e ka ende të hapur çështjen në Gjykatë të Lartë dhe është duke i bërë presion publik si gjobëvëns gjyqtarit Adrian Dvorani, i cili është relator i kësaj çështjeje.

Adrian Dvorani si relator i ceshtjes se pallatit te Bashes ne Vlore ende pa u gjykuar

Dhe nëse bëni një kërkim në faqet online, sidomos ato afër Bashës, do të shikoni se qysh kur ka shkuar çështja në Gjykatë të Lartë, Lulzim Basha ka objekt sulmi si gjobëvënës, vetëm Ardian Dvoranin.

Çështja e dytë për nga radha, por më e rëndësishme, është ajo e “Rrugës së Kombit”.

Me vendimin nr. 5 datë 10.04.2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale që i përket Lulzim Bashës dhe Andi Tomës.

Nëse lexon disa paragrafë të vendimit, kuptohet qartë se pushimi i çështjes është bërë për “procedurë”. Si arsyetim është përdorur fakti që aktet e njoftimit të akuzës për Bashën etj, ishin absolutisht të pavlefshme.

Prandaj, Kolegji Penal shprehet se ishte i “detyruar” të respektonte vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Spelit, por ndërkohë pranon se prokurori ka bërë rekurs ndaj këtij vendimi dhe ai është duke u shqyrtuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë!

Pra Kolegji Penal i akuzës, e pushoi çështjen bazuar mbi një vendim gjykate apeli, për të cilin nuk kishin kompetencë të shpreheshin dhe që ndërkohë po shqyrtohej, duke u kaluar në seancë, “në sallën tjetër”, nga kolegji tjetër penal i Gjykatës së Lartë.

Por seancat gjyqësore të këtij kolegji u shtynë disa herë, po me raporte avokatesh e të tilla marifete etj, për shkak se nuk po arrinin të bënin shumicën.

Më në fund, kur e kuptuan që nuk do ta arrinin shumicën, e detyruan kolegjin tjetër të akuzës të pushonte çështjen, pa pritur vendimmarrjen e kolegjit që shqyrtonte vendimin e famshëm të apelit të formës së prerë.

Kështu, duke arritur me marifete të shtyjnë seancën gjyqësore për dy- tre javë, në datën 10.04.2009, Kolegji penal i akuzës vendosi të pushojë çështjen, me motiv kryesor vendimtar, ekzistencën e vendimit të apelit të formës së prerë.

Nga ana tjetër, pasi u pushua çështja e themelit, për çudi avokatët u paraqitën me zell në seancën e shtyrë të kolegjit tjetër penal, ku me vendimin nr. 240 datë 30.04.2009, Gjykata e Lartë qartësisht i konstatoi si absolutisht të pavlefshme, jo aktet e akuzës, por vetë vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, të cilat nuk kishin asnjë kompetencë për të gjykuar rastin. Këtu ishte gjyqtar Ardian Dvorani.

Por, tashmë vendimi i vetëm që mund të merrej, ishte ai i pushimit të çështjes. Kjo, në kushtet kur, në mënyrë absurde, kolegji tjetër penal e kishte pushuar çështjen e themeli-akuzën (pa pritur, sikurse ishte e detyruar, vendimin e kolegjit, që sipas Kushtetutës vepronte si gjykatë ligji).

Më tej vjen Sali Berisha.

Ardian Dvorani ka qenë gjyqtar në çështjen e Aneta Ramës kundër Sali Berishës, Artan Dulakut kundër Sali Berishës, Dashamir Pezës kundër Sali Berishës, që e akuzonin Berishën për fyerje dhe shpifje.

Si edhe në rastet e tjera, edhe këtu Dvorani ka arsyetuar në pakicë që Kuvendi duhet të jepte autorizimin për ta hetuar dhe gjykuar në themel akuzat, ndërkohë që shumica gjithmonë nuk lejoi vijimin e gjykimit.

Dhe meqë jemi tek Berisha, mes tij dhe Dvoranit ekziston dhe kompleksi që Berishët kanë për Dvoranët, si fis që janë në gjak.

Në biznesin vdekjeprurës të djalit të Sali Berishës në Gërdec, është vrarë vëllai i Ardian Dvoranit. Me llogjikën e Berishës, nuk mund të jetë më në sistem një njeri që është hasmi i djalit të tij, pasi i ka vrarë vëllain.

Këta dy gjobëvënës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë probleme personale me këtë gjyqtar pasi nuk u ka hapur rrugë në asnjë proces gjyqësor, edhe pse ka qenë pakicë, tani kanë gjetur vetëm një mënyrë për të dëshmuar panikun e tyre ndaj një gjyqtari të papërkulur ndaj tyre, ta bëjnë atë objekt të sulmeve publike, çka është në të vërtetë e vetmja dekoratë nderi për këtë gjyqtar.

Si dy gjobëvnës që janë në konflikt të pastër interesi me të, Lulzim e Sali Berisha, duhet së paku të shmangnin emrin e tij, pasi sa herë e përmendin atë, ne thjesht na kujtohet pallati i Lulit, gjyqi i pushuar i “Rrugës së Kombit”, gjyqet ndaj Berishës dhe mbi të gjitha, viktimat e biznesit të djalit të tij në Gërdec, mes të cilëve është dhe një Dvoran.

Por me sa duket nuk e përmbajnë dot veten. Frika se një hasëm i tyre po mbijeton në sistem, i lë pa gjumë.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti