Sport13 Prill 2019, 11:58

Gjoka zbulon kushtin e Gjicit: E kam pranuar!

Shkruar nga Pamfleti
Gjoka zbulon kushtin e Gjicit: E kam pranuar!

Trajneri Ernest Gjoka u rikthye te Kukësi dhe e nisi mbarë, pasi fitoi kundër Laçit. Numri një i stolit bëri mjaft mirë dhe mori maksimumin në ndeshjen e parë, ndërsa shpreson të fitojë dhe në sfidën e dytë që luhet ndaj Flamurtarit.

“Flamurtari është ndeshje shumë e vështirë, ndaj një rivali më emër të madh dhe më lojtarë cilësorë dhe trajner kampion. Gjithsesi, duam rezultat pozitiv, pa e parë shumë renditjen.

“Musolli? I ka kaluar testet, mendoj se është gati. Testi në Laç, me 30 minuta, shërbeu për të kuptuar sa gati është dhe e kaloi, ndaj është gati të luajë titullar. Për mua është shumë i rëndësishëm, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që ma njohin mirë mënyrën e punës. Është një nga liderët te ky Kukës.

“Reginaldo-Shkurtaj? I vlerësoj shumë, janë lojtarë cilësorë dhe që mund të japin shumë. Mendoj e duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën për t’i bërë të funksionojnë shumë mirë së bashku.

“Presioni i Gjicit? Është normal, presidenti Gjici ka investuar shumë dhe kërkon trofe, si çdo president. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe.

Sport