Aktualitet21 Tetor 2018, 16:35

Gjonaj, kërkesë Markut: Ndalo “nënën e korrupsionit” Gjin Gjoni, të ikë nga Shqipëria, të bëjë “Veting”-un, pa

Shkruar nga Pamfleti
Gjonaj, kërkesë Markut: Ndalo “nënën e

Gjonaj, kërkesë Markut: Ndalo “nënën e korrupsionit” Gjin Gjoni, të ikë nga Shqipëria, të bëjë “Veting”-un, pastaj “lejen e lindjes”

Ekziston dyshimi i arsyeshëm, se kalimi i kufirit, do të jetë “arrati” e përhershme dhe bashkim me familjen me shtetësi gjermane, për faktin, se mandati si anëtar i KLD. i ka përfunduar qysh në datën 4 qershor 2018 dhe me 2 vjet shkëputje, nuk ka asnjë pasojë ligjore, mbasi zëvendësimi do të bëhet para mbarimit të “lejes së lindjes”, që i dha “baba” Likja i “maternitetit” të krimit KLD

Nuk është mjaftuar vetëm me një deklaratë denoncuese, qëndrimi zyrtar Ministrisë së Drejtësisë, ndaj vendimit flagrant e madje komik, për të shpëtuar Gjin Gjonin, nga procesi i “Veting”-ut, duke i dhënë 2 vjet “leje lindje” kujdestarie për fëmijën, sikur ka pjellë Gjini e jo gruaja.

E bindur prej skemës ilegale, të përdorur nga banda “Meta” e KLD, se gjyqtari Gjin Gjoni, super-milioner, pronar biznesesh e pasurish të shumta të paluajtshme, të vendosura nga pazaret me botën e krimin, sajoi “lejen e lindjes”, për të shpëtuar nga “filtri”.

Mirëpo, ministrja Gjonaj, me statusin, si shefe e kupolës ekzekutive të drejtësisë në Shqipëri, ka bërë lëvizjen e fortë, për ta detyruar “nënën” Gjin Gjoni, të mos i shmanget verifikimit pasuror, moral e profesional, por si gjithë të tjerët, të përballet me reformën në drejtësi

Burime nga zyrat e Arta Markut, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”, se qysh ditën e premte paradite, para se të denonconte skandalin e datës 11 tetor 2018 të KLD, ministrja Gjonaj, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, të ushtrojnë kompetencat Kushtetuese, për të bllokuar daljen nga Shqipëria, të gjyqtarit Gjin Gjoni, me dyshimin e arsyeshëm, se po tenton t’i shmanget 2 vjet, një detyrimi ligjor, siç është procesi i “Veting”-ut,

Në argumentet e ministres Gjonaj, citohet dyshimi, se kalimi i kufirit, pa kaluar në procesin e verifikimit, do të jetë “arrati” dhe bashkim me familjen me shtetësi gjermane, për faktin se mandati si anëtar i KLD, i ka përfunduar qysh në datën 4 qershor 2018 dhe, me 2 vjet shkëputje, nuk ka asnjë pasojë ligjore, mbasi zëvendësimi, do të bëhet para mbarimit të “lejes së lindjes”, që i dha “baba” Likja i “maternitetit” të krimit KLD

Ndërsa për detyrën në Gjykatën e Apelit, sipas informacionit që ka parashtruar ministrja Gjonaj, gjyqtari Gjoni, në bashkëpunim me “ekzemplarin” e pazareve të pista Alaudin Malaj, ka bërë gati “dorëheqjen për arsye familjare”, sipas nenit 20, pika “b”, të Ligjit Nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, duke përsëritur skemën djallëzore të Llallës dhe 18 kolegëve gjyqtarë e prokurorë, të cilët dhanë dorëheqjen paraprake nga detyrat, për t’i shpëtuar kontrollit pasuror dhe drejtësisë.

Më ketë veprim, Gjin Gjoni nuk ka merak të kujdeset për fëmijën, por të “përkujdeset”, për shpëtimin e vetes nga prangat, si gjyqtar i korruptuar, me pasuri të vëna nga lidhjet me botën e krimit, si dhe për të shpëtuar pasuritë e të drejtën e ushtrimit të profesionit, kudo që të jetë.

Në kërkesën drejtuar Arta Markut dhe Xhezair Zaganjorit, ministrja Gjonaj shpjegon, se bllokimi i Gjin Gjonit, për të mos dalë nga Shqipëria pa kaluar në procesin e “Veting”-ut, nuk është izolim, por masë ligjore, për t’iu nënshtruar një detyrimi Kushtetues, të cilit po tenton t’i shmanget, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë, ka nisur procedurat ligjore, për shfuqizimin e vendimit të paligjshëm të bandës “Meta-KLD”.

Në informaconin që disponon “PAMFLETI”, thuhet se lëvizjes së ministres Gjonaj, i janë bashkuar edhe KPK e ONM, të cilët kanë deklaruar, se nuk do të tolerojnë asnjë dredhi individuale, për t’i shpëtuar Veting-ut, duke e quajtur totalisht skandaloz, vendimin e “konsultores” KLD, për “lejen e lindjes”, që i është dhënë “nënës së korrupsionit” Gjin Gjoni./Pamfleti

 

Kryesore Gjonaj kërkesë Markut Ndalo “nënën e korrupsionit” Gjin Gjoni pastaj “lejen e lindjes” të bëjë “Veting”-un të ikë nga Shqipëria