Politike 9 Shtator 2019, 16:58

Gjosha bëhet avokate e krijuesit të partisë: Dekretet e Metës, fortesë për kombin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Gjosha bëhet avokate e krijuesit të partisë: Dekretet e

Sot Presidenti është përballur me komisonin Hetimor, i cili do të vendosë edhe shkarkimin ose jo të tij. Gjatë fjalës së tij Meta është përgjigjur për të gjitha pyetjet e ngritura nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij dhe është përpjekur të mbrojë veten duke u kapur pas faktit se ka mbrojtur Kushtetutën dhe stabilitetin në vend.

Ish-ministrja e Integrimit, njëherazi ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha u shpreh se dekretet e Presidentit Ilir Meta nuk kanë qenë një fortesë për opozitën.

Sipas Gjoshës, dekretet e Metës kanë qenë fortesë për kombin shqiptar dhe vendimet e tij nuk mund të diskutohen në komisione hetimore.

“Dekretet e Presidentit nuk kanë qenë një fortesë për opozitën. Ata duhet të publikohen në fletoren zyrtare dhe më tej të zbatohen. Në vetëvete ata e kuptojnë se një dekret i presidenti duhet të zbatohet. Dekretet e Presidentit kanë qenë një fortesë për kombin shqiptar. Dekretet e Presidentit nuk mund të diskutohen në komisione hetimore. Ata janë çështje të vetme të Gjykatës Kushtetuese, që sot që flasim nuk është ngritur. Ky është ngërçi më i madh i shkaktuar Shqipërisë.” – u shpreh Gjosha. /Pamfleti

Politike