Gjuetia për kapjen e autorit, mbi 100 policë në terren të mobilizuar për kapjen e Ritvan Zykajt 

Gjuetia për kapjen e autorit, mbi 100 policë në terren të mobilizuar për kapjen e Ritvan Zykajt 

Mbi 100 punonjës policie kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga autorin e krimit të 8-fishtë në Resulajt të Vlorës. Mësohet se forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar.

Ritvan Zykaj favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari. Ndërkohë, ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë, për të bërë të mundur kështu gjetjen e autorit të masakrës. Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë./Bw

 

 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti