Anti-Mafia 1 Tetor 2019, 11:05

Gjurmët e kokainës të çojnë te Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, roli i ushtarit nga Skrapari në ngarkesën e radhës 137 kg

Shkruar nga Pamfleti

Gjurmët e kokainës të çojnë te Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, roli i ushtarit nga Skrapari në ngarkesën e radhës 137 kg në Durrës  

Të gjitha lidhjet e bosëve dhe ushtarëve të kokainës me çiftin e politikanëve më të korruptuar në Ballkan nga Ardian Bega, Balili, Almir Rrapo dhe Arbër Çekaj, të goditur nga DEA amerikane

A janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bosët e vërtetë të kokainës në Shqipëri? Kapja e ngarkesës së radhës të 137 kg kokainë në Durrës, falë sinjalizimit dhe mbikqyrjes së DEA-s amerikane, i shton më tej dyshimet. Operacioni policor në ndjekjen e gjurmëve të kokainës çoi në zbulimin e Ardian Begës nga Skrapati, si ushtar i bosëve të drogës, që nxirrte çantat me kokainë nga kontenierët. Bega ishte personi kyç në port që mundësonte kalimin e kokainës nga kontenierët në duart e ushtarëve të tjerë të trafikut. Ai është futur në strukturën e portit nga ish-drejtorët e LSI-së të portit të Durrësit si dhe nga ish-ministrat e  Transporteve, po të LSI.

Hallka tjetër, që do merrte kokainën, është Gentian Malindi. Ky personazh është kapur në 2013 me 300 kg kanabis, por i shpëtoi drejtësisë. Gjatë kësaj kohe, Ilir Meta kishte ushtarin e tij Adriatik Llalla në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, gjatë qeverisjes me Berishën dhe më pas me Ramën, Meta dhe Monika kanë këmbëngulur gjithmonë të kenë nën kontroll portin e Durrësit dhe Ministrinë e Transportit. Në shkurt të 2018, po falë DEA-s amerikane, u sinjalizua një ngarkesë me 613 kg kokainë në Durrës. Për këtë u arrestua Arbër Çekaj në Gjermani. Edhe në këtë rast, DEA dhe policia shqiptare nuk arriti deri në gjurmët e fundit. Çekaj është ekstraduar në Shqipëri, por vijon të mos rrëfejë bosët kryesorë. Megjithatë, Çekaj kishte bërë mbi 80 rrugë nga Kolombia, duke kaluar kontenierët në port, gjatë kohës kur porti drejtohej nga ushtarët e Monikës dhe Metës.

Klement Balili, i quajtur Eskobari i Ballkanit, i goditur po nga DEA amerikane, ishte drejtor i LSI për transportet në Sarandë. Madje, Ilir Meta mbajti një fjalim gjatë inagurimit të hotelit të Balilit me para droge. Vetë Balili i jepte apartamente ministrave të Metës dhe Monikës, ministra të cilët ishin vënë në shërbim të Eskobarit.

Një tjetër trafikant droge, i goditur nga amerikanët, ishte sekretar personal i Ilir Metës, kur ky i fundit ishte Ministër i Jashtëm në vitin 2010. Bëhet fjalë për Almir Rrapon. Ai u arrestua me kërkesë të autoriteteve amerikane në Ambasadën  e tyre në Tiranë, pasi do të gjykohej përtej Atlantikut, për një sërë krimesh në territorin e SHBA-së, drejt së cilës u ekstradua me urgjencë në bazë të marrëveshjeve midis dy shteteve. Pas ekstradimit u dënua në SHBA, por edhe këtë herë Meta shpëtoi. Ndërkohë, për dy vite me radhë, DEA amerikane përflitet se ka vëzhguar dhe mbledhur informacione për aktivitetin kriminal të Monika Kryemadhit. Kjo e fundit dyshohet se ka kaluar heroinë dhe kokainë nëpër aeroporte me karrocën e fëmijëve të saj. Për këtë aktivitet mësohet se ka edhe disa rrëfime të trupës që ruante në atë kohë familjen e ish-kryeministrit Meta. Shërbimet inteligjente kanë raportuar gjithashtu. Aktiviteti i saj ka zgjatur deri kur Fatos Nano e rrëzoi Ilir Metën si kryeministër./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Gjurmët e kokainës të çojnë te Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi roli i ushtarit nga Skrapari në ngarkesën e radhës 137 në Durrës