Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’, për 26 vjeçaren Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, i cili më pas u ekzekutua nga Viktor Marku në zonën e Komunës së Parisit.
Njihet tani më se Lakra është përdorur si ‘karrem’ për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, i cili më pas u ekzekutuar nga Viktor Marku.
26 vjeçarja ka thënë se është njohur me Billën përmes Instagramit, dhe takoheshin sa herë që ai vinte nga jashtë shtetit.
Gjithashtu ajo mohon të ketë patur dijeni edhe për hasmërinë që kishte mes Billës dhe Viktor Markut.