Kronike23 Gusht 2018, 10:50

Gjykata e Katanias liron Nezar Seitin

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Katanias liron Nezar Seitin

Gjykata e Katanias ka lënë sot të lirë financierin e grupit Habilaj, Nezar Seiti, duke i lehtësuar masën e sigurisë nga ”arrest me burg” në ”arrest shtëpie”. Lajmi për lirimin e tij është bërë i ditur nga avokati Detar Hysi. Nezar Seiti u ekstradua në Itali më 25 janar të vitit 2018. Ai bënte edhe shpërndarjen e parave përmes bandave. 

Ekstradimi drejt Italisë

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar në janar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i bandës së ‘Habilajve’.

Nezar Seiti i njohur ndryshe si “krahu i djathtë” i Habilajve, u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mësohet se ekstradimi drejt Italisë U kërkua nga vetë Seiti, i cili është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, 40-vjeçari ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj, kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta dhe bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Arrestimi në Babicë

Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:

Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Kronike financieri i grupit Habilaj nezar Seitaj