Politike14 Qershor 2018, 22:01

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e spiunëve me 114 “arsye” pse për 30 funksionarë të shtetit nuk duhen hapur d

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e spiunëve me 114 "arsye" pse për 30 funksionarë të shtetit nuk duhen hapur dosjet

E kërkuan Presidenti, KLD, Kryeprokurori, deputetët, kryeparlamentari, Gjykata e Lartë, shefat e HELSINK-it

 Afro 80% e funksioneve të larta shtetërore në Shqipëri dhe institucioneve vartëse që u shërbejnë atyre si “Sillo e Mon Kukalesh”, drejtohen nga ish-spiunë sigurimi, të cilët kanë propozuar, emëruar, votuar e dekretuar njeri-tjetrin me rrotacion nëpër poste, veçse jo si “burra të mirë” me njeri-tjetrin, por sepse janë të lidhur në interesa private e klanore!

 Vetë këta, kanë miratuar e më pas kanë rrëzuar, ligjin e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit të kohës së dikturës komuniste, për zyrtarët e lartë që marrin ose kërkojnë detyra shtetërore në disa nivele! Në datën 22 dhjetor 2008, nën presionin e SHBA, BE dhe KiE, parlamenti shqiptar votoi me 95% të votave, Ligjin Nr. 10034, datë 22. 12. 2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë, të administratës publike dhe të të zgjedhurve”!

 Por pasi e miratoi këtë ligj, nuk nisi zabtimin e tij. Dy muaj më pas (shkurt 2009), deputetët që e votuan djathtas, majtas e në qendër, u bënë nismëtarë, për shfuqizimin e ligjit të hapjes së dosjeve, për 30 poste funksionarësh të shtetit ku përfshiheshin edhe vet, duke u ankuar në Gjykatën Kushtetuese, anëtarët e të cilës i përfshinte ky ligj!

Gjykata Kushtetuese, në datë 07. 05. 2009, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura, Çështjen Nr.5/2, për të rrëzuar loigjin e spiunëve, ndërkohë që anëtarët e e kësaj gjykate ishin edhe vetë, subjekt i ligjit për largimin e ish-spiunëve nga drejtimi i institucioneve. Me votim unanim, me Vendimin Nr. 9, datë 23. 03. 2010 (V-9/10), ata e rrëzuan ligjin, duke quajtur të pavlefshëm.

Saktësojmë, që bashkë me deputetët m”nismëtarë” majats e djathtas, rrëzimin e ligjit të spiunëve e kërkuan edhe Presidenti, Krytari Kuvendit, Anëtarët e KLD, Kryeprokurori, Shoqata e Prokurorëe, Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Drejtuesit e Komitetit të HELSINK-it në Shqipëri. Ligji u rrëzua me 114 “argumentime”, se përse nuk duhen verifikuar dosjet për 30 funksione që përcaktonte Ligji Nr. 10034, datë 22. 12. 2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë, të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, ku më “pikante” janë 5 prej tyre:

Hapja e dosjeve, cenon pavarësinë e institucioneve të Presidentit, Kuvendit, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, organet e pushtetit vendor, si dhe gjyqësorin dhe prokurorinë.

Hapja e dosjeve, , cenon dinjiteti njerëzor dhe jeta private për këto arsye, mbasi askush nuk detyrohet të bëjë publike, të dhëna që lidhen me personin e tij.

Hapja e dosjeve, cenon të drejtën për t’u zgjedhur, me ligjin e spiunëve, KQZ nuk e regjistron kandidatin, nëse ky person nuk paraqet dëshminë e verifikimit.

Hapja e dosjeve, krijon pasoja të rënda personale e familjare, për individët zyrtarë shteti që do rezultojnë ish-spiunë sigurimi.

Nuk ka arsye të forta, për të justifikuar hapjen e dosjeve të ish-spiunëve, kaq shumë vite pas rënies së diktaturës.

Ja 30 funksionet, që përfshinte ligji i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese

 1.President

i 2. Deputetët

Ministrat

Zëvendësministrat

Funksionarët politikë

Sekretarët e përgjithshëm

Drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorivet

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Gjyqtarët dhe prokurorët

Funksionarë të lartë të Presidencës,

Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e BSh

Funksionarë në Forcat e Armatosura

Funksionarë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut

Kryetarët e bashkive dhe komunave;

Drejtuesit në Shërbimin Informativ Shtetëror

Drejtuesit në Shërbimin Informativ Ushtarak

Drejtuesit në Gardën e Republikës;

Funksione drejtuese në Policinë e Shtetit

Drejtuesit e përfaqësive diplomatike;

Anëtarët e Akademisë së Shkencave

Rektorët dhe zëvendësrektorët

Dekanët në universitetet publike

Drejtorët e gjimnazeve

Drejtor i Përgjithshëm

Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm

Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios

Drejtori dhe zëvendësdrejtori i televizionit

Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti

Çdo person i zgjedhur nga Kuvendi/Pamfleti/

 

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike