Gjykata le në burg Çlirim Shahollin, asnjë familjar në sallën e gjyqit

Gjykata le në burg Çlirim Shahollin, asnjë familjar në sallën e gjyqit

Ka përfunduar seanca kundër, Çlirim Shahollit, i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij, Ardiana Shahollin. Viktima ishte nënë e gjashtë fëmijëve.



 

Gjykata duke vlerësaur provat ka vendosur që Shaholli deri në përfundim të hetimeve të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Me vlerësimin e provave të paraqitura Gjykata e Durrësit vendosi të lejë në masën e sigurisë “arrest me burg” Shahollin deri në përfundim të hetimeve.

 

Çlirimi, më parë ka thënë se nuk ka pasur si qëllim të vrasë bashkëshorten.
“Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve të mi për këtë gabim fatal që unë bëra. Nuk di çfarë te them, të vendos drejtësia. Më vjen shume keq që lash fëmijët jetim mes katër rrugëve”, ka qenë kjo deklarata e Çlirim Shahollit para togave të zeza.

 

Ndërkohë që asnjë nga familjarët e tij nuk e ka shoqëruar në sallën e gjyqit.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.