Dy barazimet me Krotonen dhe Veronën kanë shqetësuar jo pak drejtuesit e Juventusit. Megjithatë një rast i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e fundit që bardhezinjtë zhvilluan ndaj skuadrës veroneze.
Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici është gjobitur me 150 mijë euro. Ai ka zbritur nga tribunat drejt arbitrave në përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes. Sipas Gjykatës Sportive, drejtori i klubit, i është drejtuar arbitrit me një gjuhë kërcënuese.
Në këtë pikë gjykatësi sportiv e ka parë të arsyeshme ta ndëshkojë financiarisht Paraticin. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe për një masë më të rëndë, në rast se një veprim i tillë përsëritet në të ardhmen.