Kosova16 Dhjetor 2022, 11:41

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Gjykatësja e cila mori vendimin për dënimin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit.

Me fillim të seancës ku u shpall vendimi për Mustafën, Veldt-Foglia tha se përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm individuale.

Këtë sqarim ajo e bëri pasi, siç tha ka konceptime të gabuara se akuzat u ngritën kundër UÇK-së apo të gjithë popullit të Kosovës.

“Së pari, duket se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg së vërteti se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës, që përmes Kuvendit, qe zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca këtij institucioni. Gjitashtu, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializara është vetëm individuale”, deklaroi ajo.

Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nën akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Prishtine Gjykata Speciale në Hagë Mappie Veldt-Foglia Salih Mustafa

Kosova

·

16 Dhjetor 2022, 00:3200:32Kosova