Politike21 Shtator 2019, 12:49

Gjyqi maratonë 10 orësh për Tahirin, Klodiana Lala zbulon të vërtetën brenda gjykatës: Gjyqtarët të ndarë, një ishte

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi maratonë 10 orësh për Tahirin, Klodiana Lala zbulon të

Gjyqi maratonë 10 orësh për Tahirin, Klodiana Lala zbulon të vërtetën brenda gjykatës: Gjyqtarët të ndarë, një ishte pro dënimit

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe një ditë në rrjetin e tij social FaceBook se do të sqaronte situatën në një konferencë, Tahiri është paraqitur në ambentet e hapura të një hoteli në qendër të Tiranës për të mbajtur fjalimin në lidhje me vendimin e gjykatës për dënimin ndaj tij.

Me sa duket treshja e gjyqtarëve që vendosën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk kanë qenë në një mendje për dënimin e tij. Këtë gjë e ka zbuluar sot gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi ‘live’ pasi Tahiri mbylli komunikimin me mediat.

Lala tha se gjyqtarët kanë qenë të ndarë 2 me 1. Kujtojmë se që prej orës 12:30 gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka ishin mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërsa dolën prej andej pas 10 orësh duke shpallur fajtor ish-ministrin vetëm për shpërdorim detyre.

“Burimet thonë që gjyqtarët janë ndarë 2 me 1. Njëri prej tre gjyqtarëve ka qenë i mendimit se Saimir Tahiri duhej të dënohej si favorizues i grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Dy të tjerët kanë qenë të mendimit se ai ka shpërdoruar detyrën dhe se grupi kriminal Habilaj ka arritur të ushtrojë aktivitetin kriminal”, tha gazetarja.

Gjithsesi ajo deklaroi se zyrtarisht, gjyqtarët kanë një afat 5-ditor për ta zbardhur këtë vendim dhe për tua vënë në dispozicion palëve. Po kështu në vendimin e lexuar nga gjyqtari Mustafai dy net më parë, binin në sy dy elemntë kryesorë. “Gjykata konfirmonte se kanabizimi i vendit në 2016 ka qenë në problem madhor dhe fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare”, tha Lala.

Politike Gjyqi maratonë 10 orësh për Tahirin Klodiana Lala zbulon të vërtetën brenda gjykatës: Gjyqtarët të ndarë një ishte pro dënimit